Avni Ajdini: Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është diskriminues në disa sektorë

BSPK-ja mbështetë SBASHK-un në ndërmarrjen e veprimeve sindikale- organizmin e grevës së sotme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate mbështetë SBASHK-un në ndërmarrjen e veprimeve sindikale- organizmin e grevës së sotme një (1) orëshe, përmes së cilës punëtorët e sistemit arsimor shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me radhitjen tepër të ulët dhe jo meritore në ranglisten e Ligjit për paga. BSPK i përkrahë veprimet sindikale të SBASHK-ut, rreth pakënaqësive që i kanë shprehur lidhur me Ligjin për pagat dhe kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa që të reflektoj sa më shpejtë në përmirësimin e këtyre lëshimeve duke bërë plotësim/ndryshimet me kërkesat e dala nga SBASHK-u, në mënyrë që të mos përshkallëzohen pakënaqësitë dhe të na sjellin në një situatë kur i gjithë sistemi arsimor duke filluar nga çerdhet e fëmijëve e deri të sistemi universitarë të futen në grevë të përgjithshme, ashtu siç është paralajmëruar nga vet SBASHK.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …