leoni

BSPK

BSPK ka kërkuar nga institucionet kompetente të ndërmarrin masat që të rritet siguria në vendin e punës

Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar nga institucionet kompetente të ndërmarrin masat që të rritet siguria në vendin e punës. Kryetari i kësaj organizate, Atdhe Hykolli ju ka bërë thirrje autoriteteve kompetente që të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen. Kërkojmë nga punëdhënësit, autoritetet kompetente dhe shoqëria të bashkohen me ne në një përpjekje të përbashkët për të siguruar që vendet e punës të jenë të sigurta për të gjithë punëtorët tanë. Në këtë moment të trishtë e në kujtim të punëtorit Shpejtim Gashi, ne, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kërkojmë një hetim të hollësishëm mbi ngjarjen që ka ndodhur dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit që mund të ketë ndodhur. Kjo është e detyrueshme për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve tanë” ka shkruar kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli. Ai ka shkruar më tutje se Qeveria e Kosovës e ka detyrim kushtetues të mbroj jetën dhe të drejtat e qytetarëve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …