Bujqësia e stërgjyshërve të shqiptarëve (Maria Jonson, North Balkan food, past and present)

Trakologjia, si dega më e re e arkeologjisë, ende nuk ka qartësuar nëse trakët ishin një nga popullsitë vendëse të Ballkanit. Në lëmin gjuhësor, duket e ‘vërtetë’ se trakët ishin rrënjës në pjesën më të madhe të gjysmës lindore të Siujdhesës Ballkanike, tevona duke u shpërndarë në trevën e Karpateve, ishujt e Egjeut dhe në Azinë e Vogël para ardhjes së grekëve. Ka të dhëna të mjaftueshme për trakët prej mijëvjeçarit të dytë e tutje, që kur ata lajmërohen në skenën historike. Në perëndim ata fqinjëronin me fiset ilire, të cilët sipas çdo gjase, ishin një popullsi rrënjëse. Padyshim se ka pasur ndikime të ndërsjella kulturore. Shqiptarët e sotëm janë me rrënjë iliro-kelte, por gjuha e tyre ka rrënjë thrako-ilire. Meqë ra fjala, trakët janë një nga tre stërgjyshërit e bullgarëve të sotëm, kurse dy të tjerët ishin proto-bullgarët dhe sllavët e jugut. Dihet fare pak se ishin thrakët ata që u dhanë grekëve të vjetër besimin në jetën e përtejshme, kultin lirik e baritor të Orfeut dhe mistereve orfike dhe Dionisin, hyjin e verës dhe haresë. Ekstazitë dionisiake, por pa elementët orgjiake origjinale të trakëve, luhen edhe sot në vise të Maqedonisë jugore dhe Bullgarisë veriore, të njohura ndryshe si rousaliyski igri. Themelet ekonomike prej të cilave u zhvilluan si trakët ashtu edhe ilirët ishin kryesisht bujqësore. Prof. N. Arnaudov ka dëshmuar se ndërmjet viteve 1700 e 1500 para Krishtit, bimët trake ishin kryesisht drithëra, duke përfshirë tri lloje të grurit, dy barëra dhe vetëm tri prodhime – arrat, të cilat u kultivuan për herë të parë në Evropë. Ai ishte i mendimit se bizelet nuk rriteshin por thjesht mblidheshin. Në perëndim të lumit Strimon ishin peonët, një fis ilir që rrisnin një lloj meli, me të cilin shërbeheshin për prodhimin e pijeve. Emri burimor ilir i kësaj pije është humbur qysh në lashtësi dhe është mbishtresuar nga fjala e re ‘boza’ (shqip: bozë), e cila është e burimit pers. Meli i zakonshëm rritej edhe nga thrakët e brigjeve të Detit të Zi. Grekët quanin një fis, në jug të Sozopolit të sotëm, melanophagi ose mel-ngrënës. Rreth viteve 1200-800 para Krishtit, kur ‘Trakia kishte një kulturë të barabartë me atë të Mikenës së kohës së bronzit’, trakët dhe ilirët kultivonin lirin dhe kërpin, duke përmirësuar grurin dhe elbin, dhe perimet si lakrat, lloje të ndryshme kastravecësh, qepë e hudhra. Një tjetër element i ri i kultivimeve thrake ishte edhe druri frutor, i cili së shpejti do të bëhej një nga veçantitë kryesore të bujqësisë së Ballkanit verior. Disa nga drunjtë frutor si dardhat, kumbullat dhe qershitë, ishin veçse lloje gjysmë të kultivuara, por të tjera si fiku dhe shega, të cilat u sollën nga ardhacakët grekë, ishin forma më të përparuara. Rrushi më i vjetër i verës në Bullgari, pamid (një emër trak), rritej në luginën e Maricës. Sipas akademikut bullgar, N. Nedelqev, shumë kohë para sjelljes së rrushit në Evropë, thrakët zbuluan mënyrën e prodhimit të verës, duke përdor mjete të gurta  dhe lëngun e rrushit të egër vendës. Ata bënin verë edhe nga elbi, i cili pihej përmes një pipëze për shkak se kokrrizat e elbit fluskonin mbi sipërfaqe. Kompleksi i prodhimeve të drithërave, frutave dhe perimeve tek trakët, ilirët dhe grekët mbizotëronte ekonomitë e krejt popujve në Ballkan. Duhet të vihet në pah se bujqësia e viseve veriore të Ballkanit ka luajtur një rol të dorës së parë ne evoluimin e bujqësisë moderne evropiane – më shumë sesa ajo e pjesës mesdhetare të siujdhesës, ku theksi bie mbi prodhimet e kulturave që s’përshtaten në klimën e Evropës Qendrore dhe asaj veriore. Prej vitit 1700 para Krishtit deri në pushtimin e Ballkanit prej romakëve në shekullin e parë të erës sonë, bimët kryesore të ilirëve dhe trakëve ishin:

 

^ Allium cepa, qepë

^ Allium sativum, hudhër.

    Apium graveolens var.secalinum, fletë selinoje.

    Atriplex hortensis, spinaq malor.

+ Brassica oleracea, var. Capitata, lakër e bardhë.

   Echium vulgare, lule gjembore e kaltër.

   Hordeum vulgare var. nudum,  elb i zhveshur me gjashtë radhë.

   Lathyrus sativus, lloj bizele e ëmbël

   Lens esculenta, bathë e ngrënshme.

   Panicum miliaceum, kokrriza të zakonshme.

   Papaver setigerum, lulekuqe e egër

x Phaseolus mungo var. radiatus, bathë e zezë

Pisum sativum var. arvense, bizele fushore.

^ Raphanus sativus ssp. major, rrepë e zezë dimërore.

+ Trigonelia foencum-graecum, barnojë

Triticum dicoccum, lloj gruri.

Triticum vulgare, (T.asetivum), lloj i zakonshëm gruri

^ Vicia faba ssp. minor, bathë kuajsh.

 

Prodhime drusore

 

Berberis vulgaris, kaçë e zakonshme

+ Cydonia oblonga, ftua.

+ Ficus carica, fik.

  Juglans regia, arrë e zakonshme

Malus sylvestris, mollë e zakonshme

Mespilus germanica, muçmollë.

+ Morus nigra, man i zakonshëm

+ Olea europaea, ulli.

x Prunus armeniaca, kajsi

Prunus avium, vishnje e egër

Prunus cerasifera var.divaricata, kumbull e egër

^ Prunus domestica ssp. domestica, kumbull

^ Prunus dulcis var. dulcis, bajame e ëmbël

+ Punica granatum, shegë

Pyrus communis var. pyraster, dardhë e egër

Vitis vinifera, ssp. vinifera, lloj i zakonshëm rrushi

 

————-

 

+ Të sjella nga ardhacakët grekë ndërmjet shekujve 8 dhe 6 para Krishtit

x të sjella nga Leka i Madh, shekulli i IV para Krishtit

^Të sjella nga trakët prej burimeve të jashtme 

 

Përktheu: Salih Mehmeti

Marrë nga Food In Motion: The Migration Of Foodstuffs And Cookery Techniques: Proceedings: Oxford Symposium 1983, Volume 1, edit. Alan Davidson, ff. 126-28

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …