Bujqit, krenaria e tokës së Rahovecit!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore takoj fermerët e ratkocit. Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

Bujku është heroi i heshtur i çdo tavoline të mbushur plot. Me këtë frymë u takova sot me fermerët në Ratkoc te restoranti “DINA-H,” ku diskutuam për sfidat, arritjet dhe planet për vitin 2025.

Jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme dhe përkushtimin tuaj, që janë gurthemeli i zhvillimit ekonomik të Rahovecit. Ju jeni shembulli më i mirë se si tradita dhe dashuria për tokën mund të ndërtojnë një histori suksesi.

Faleminderit për gjithçka që bëni, për të mbajtur gjallë tokën, identitetin dhe krenarinë tonë të përbashkët!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoj Klubin Futbollstik FC Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij …