Burim Ramadani alarmon për “luftë hibride”: Kërkon reagim urgjent të Prokurorisë për ekspozitën në Prishtinë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së hapur në qendër të kryeqytetit, e cila bazohet në librin e Shkëlzen Gashi, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Prokuroria e Shtetit. Sipas Ramadanit, kjo ekspozitë përbën një përpjekje për të ndryshuar narrativën historike të luftës në Kosovë, duke e cilësuar si pjesë të një “lufte hibride” në vazhdim. Ai shpreh shqetësim të veçantë për mënyrën se si trajtohen ngjarjet tragjike, përfshirë Masakra në Burgun e Dubravës, ku sipas tij viktimat shqiptare paraqiten si persona të armatosur, duke u mbështetur – siç thekson ai  në të dhëna që lidhen me narrativën serbe. Ramadani ka kritikuar gjithashtu institucionet përkatëse, duke ngritur dyshime për financimin e kësaj ekspozite nga pushteti. Ai e konsideron këtë si një zhvillim të rëndë që cenon të vërtetën historike dhe kujtesën kolektive. “Prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt. Historinë po duan të na e ndryshojnë. Hibridat janë në aksion të avancuar”, ka deklaruar ai, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe reagim të menjëhershëm ndaj kësaj çështjeje.

Kontrolloni gjithashtu

I mbijetuari i Dubravës kundërshton ekspozitën në Prishtinë: Po shtrembërohet e vërteta historike

Sadik Zeqiri, i mbijetuar i Masakra e Dubravës, ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite të …