Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, foli edhe për pavarësinë e Kosovës

Burime diplomatike në Bruksel deklaruan se Projekti i Edi Ramës për Asociacionin, ishte një tekst serioz për Bashkimin Evropian

Në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pranuar nga të dyja palët, si nga Kurti ashtu dhe nga Vuçiç. Draft-statuti i propozuar së fundi nga diplomatët evropianë, e ka një “pikë referimi” dhe kjo është pikërisht drafti i propozuar në qershor të këtij viti nga Kryeministri shqiptar Edi Rama. Asokohe, Kryeministri Rama njoftoi se i kishte përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft për Asociacionin e komunave serbe, për të cilin kishte vënë në dijeni dhe presidentin e KE-së, Sharl Mishel dhe palën amerikane. Burime diplomatike në BE deklaruan se Drafti i Ramës për Asociacionin, ishte një tekst serioz për Bashkimin Evropian. Siç deklaronte Rama, drafti i propozuar prej tij ishte punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, në rast se dy palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën. Dhe ky moment erdhi. Sulmi që ndodhi në Banjskë, rriti tensionet Prishtinë-Beograd, ndaj dhe ndërhyrja e BE-së ishte emergjente për të stabilizuar situatën. Takimet e ndara të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me liderët e shteteve kryesore të BE-së ishin hapi pozitiv drejt një marrëveshjeje mes palëve ku fokusi ishte Asociacioni. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …