Brickos

Buxheti i Komunës së Ferizaj gati për vitin 2024, ai dorëzohet për Kuvend

Qeverisja e Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryetari Agim Aliu, pas dëgjimeve buxhetore me qytetarë ka hartuar edhe buxhetin për vitin 2024. Këtë dokument, sipas afatit ligjor, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti Sadiku ia dorëzoi, Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi, që në seancën e radhës të aprovohet nga anëtarët e Kuvendit. Buxheti për vitin 2024, kap shumën 41,184,014.00 euro, ndërsa në kategorinë paga dhe mëditja janë paraparë 20,332,804.00 euro, në kategorinë mallra dhe shërbime 8,000,000.00, shpenzime komunale 564,014.00, subvencione 950,000.00 euro, si dhe shpenzimet kapitale 11,337,169.00 euro. Edhe pse vlera  e investimeve kapitale është më e vogla që nga vitit 2017, është paraparë që nga buxheti i vitit të ardhshëm të përfshihen edhe një  numër i konsiderueshëm i projekteve me shumë rëndësi për Komunën e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …