Brickos

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, diskutoi gjerë e gjatë për arsimin ferizajas

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi gjatë ditës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë anëtarët e kuvendit, por edhe nënkryetari i Komunës , Lulzim Aliu bashkë me drejtorët e drejtorive komunale. Në fillim të kësaj mbledhje betimin e dha anëtari më i ri i kuvendit Zekir Bytyqi, i cili zëvendësoi ish anëtarin Arton Gavazi. Në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim me publikun të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Ferizajt për periudhën kohore 2024-2023. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesës së ngastrës kadastrale 629-1 Zk babush i Ri. Poashtu ka bërë edhe propozim-vemdimin për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr.01. 110 të datës 30.09.2029. Drejtori Murseli, ka bërë edhe propozim-vendimin për dhënien afatgjate të pjesëve të ngastrës kadastrale 1327-0 Z.K Zllatar, 1683 Z.K Komogllave, 753 Sazli, 416-0 Z.K Lloshkobare, 690-3 Z.K Talinovc i Jerlive, 1046-1 Z.K. Prelez i Jerlive, 1300-0 Z.K Neredime e Ulët dhe 1588-0 Z.K Neredime e Eperme. Gjithashtu me shumicë votash është u morë vendim edhe për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastarle 703-3 dhe 705-4 Z.K Lloshkobare pronë private me qëllim të këmbimit me pjesët e ngastrës kadastrale 706-0 të Z.K Lloshkobare pronë e Komunës së Ferizajt. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka dhënë një informatë të detajuar lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor për 2023-2024. E  nga ana tjetër edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj Dr. Kemajl Emini ka dhënë një informatë të detajuar edhe më ndërprerjen e marrëveshjes me organizatën Islam Relief.

May be an image of 5 people, bureau, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …