leoni

Institucionet

Ekipi i LMT-së slloven dhuron donacion me pajisje për zjarrfikës në Skenderaj

Në ambientet e Njësisë së Zjarrfikësve në Skenderaj, në praninë e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Alban Shala dhe Shefit të Shërbimit të Zjarrfikësve, Liman Geci, është bërë pranimi i donacionit me pajisje për zjarrfikës, donacion ky i Ekipit të LMT slloven. Donacionin e ka dhuruar Komandanti i Ekipit LMT, Matyaz …

Më shumë...

Kryetari Latifi vazhdon angazhimin e pesë praktikantëve me pagesë edhe për tre muaj në institucione publike dhe OJQ

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me projektin ReLOaD2 – Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), përmes së cilës synohet forcimi i kapaciteteve të komunës dhe rritja e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal. Përmes kësaj marrëveshjeje, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi vazhdon …

Më shumë...

Kryetari Haliti nënshkroi marrëveshjen e binjakëzimit të Vitisë me Krichhainin e Gjermanisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga kryetari i komunës Kirchhain të Gjermanisë, Olaf Hausmann dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim dy kryetarët në një ceremoni rasti nënshkruan marrëveshjen e binjakëzimit mes tyre. Me këtë rast kryetari Haliti, theksoj se për komunën e Vitisë, …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në takim Skender Lutfiun e Mentor Hasanin nga Instituti i Historisë

Për të diskutuar për konferencën shkencore dhe monografinë për Ferizajn, si një nga aktivitetet qendrore të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, kryetari i komunës së Ferizajt ka pritua sot, Skender Lutfiun e Mentor Hasanin nga Instituti i Historisë, për t’i dhënë mbështetjen e pakursyer në punën e tyre shkencore, …

Më shumë...

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtor të drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç si dhe shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, raportuan për punët e javës …

Më shumë...

Në Ferizajn përkujtohen dëshmorët që ranë me 3 Prill te vitit 1981

42 vite më parë në Ferizajn e 3 Prillit 1981, në epiqendrën e Demonstratës Gjithë popullorë të nisur qysh në Mars 1981, ranë dëshmorë në lulen e rinisë së tyre, Rizah Matoshi, Sherif Frangu e me këtë ideal edhe Afrim Abazi, për të mbetur përjetësisht, fanarë të lirisë, pararendës e …

Më shumë...

U përkujtua dëshmori Sherif Frangu

Është përkujtuar sot në Sllatinë të Ulët të komunës së Vitisë, dëshmori Sherif Frangu, në 42 vjetorin e rënies. Për të kujtuar jetën dhe veprën e tij, u bënë homazhe tek varri i dëshmorit në varrezat e fshatit Sllatinë, ku pos familjarëve dhe të afërmeve, kurora lulesh vendosen edhe udhëheqës …

Më shumë...

Vitia me aksion 22 ditor për  pastrim të ambientit

Me moton “Pastro Mjedisin”, Komuna e Vitisë që nga e shtuna më 1 Prill,  ka hapur aksionin e madh një mujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në territorin e kësaj komune. Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit, …

Më shumë...

Kryetari Latifi, ka përkujtuar 9 dëshmorë të kombit dhe 34 martirë nga Hoça e Vogël

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë të dëshmorëve e martirëve, përfaqësues të OVL-së e bashkëqytetarë të shumtë, nderuan kujtimin për tërë atë sakrificë sublime të 9 dëshmorëve të kombit dhe 34 martirëve nga Hoça e Vogël. “Në këto lugje e kodrina të begata u lindën …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj, u takua me bashkatdhetarët tanë në Ludwigsburg të Gjermanisë

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, u takua me bashkatdhetarët tanë në Ludwigsburg të Gjermanisë, me afaristë në fushën e biznesit dhe në fusha tjera të rëndësishme në këtë shtet, në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor. Kryetari Ramosaj ka shpalosur disa nga projektet e realizuara dhe zhvillimet …

Më shumë...

Ferizaj po ndërton kapacitete të reja në infrastrukturën shëndetësore

Ferizaj po ndërton kapacitete të reja në infrastrukturën shëndetësore. Tashmë gjithçka gati që të përmbyllen procedurat e projektit mbi 1.7 milionë eurosh për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare nr.2 në Ferizaj, bashkëfinancim i Komunës së Ferizajt dhe organizatës Qatar Charity, projekt ky që mbi të gjitha, ofron zgjidhje afatgjate …

Më shumë...

Nisi largimi i kiosqeve e shtadeve të vjetra në Ferizaj, së shpejti hapet ankandi publik për kiosqe të reja

Paraditen e sotme, Inspektorati i Komunës së Ferizajt, duke vepruar sipas vendimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, pas studimit të fizibilitetit të kryer për vendosjen e objekteve të përkohshme komerciale në sheshin e qytetit, nisi sot, largimin e kiosqeve dhe shtadeve të deritanishme në sheshin e qytetit. Ky aksion, …

Më shumë...

KK në Ferizaj miratoi Rregulloren e Arsimit si dhe Planin e Menaxhimit të Mbeturinave

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, ka bërë propozim-vendimin për miratimin e Rregullores për institucionet  edukativo-arsimore të arsimit parauniversitar të Komunës së Ferizajt. Pas këtij propozimi, pati edhe disa vërejtje nga ana e anëtarëve të Kuvendit, por me shumicë …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskutoi raportin vjetor të punës së ekzekutivit komunal për vitin 2022

Kryesuesi i Kuvendi të Komunës, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e trete të rregullt të kuvendit. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nënkryetari Lulzim Aliu,  drejtor të drejtorive komunal si dhe anëtarët e kuvendit. Para asamblistëve raportin vjetor të punës e ka shpalosur …

Më shumë...

Stacioni Policor në Skenderaj ka shënuar 18 vjetorin e pavarësimit

Stacioni Policor në Skenderaj sot në një organizim ka shënuar 18 vjetorin e pavarësimit të tij, kremtë në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, Bacë Rifat Jashari, përfaqësues të KFOR-it dhe zyrtarët policor. Me këtë rast, kryetari Nura, duke i uruar krerët e Stacionit Policor dhe …

Më shumë...

KFORI trajnon stafin shëndetësorë të QKMF-së në Viti rreth interpretimit të drejtë të EKG-së

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti në koordinim me KFOR-in nga Regjimenti në Bondsteel sot kanë realizuar një trajnim për stafin shëndetësorë  të kësaj qendre  të mjekësisë familjare. Tema e trajnimit ishte “Interpretimi i drejtë i EKG”,  dhe u organizua në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe …

Më shumë...