Institucionet

Rinovohen ambientet e zyrave të Shoqatës së Pensionistëve në Malishevë

Shoqata e Pensionistëve në komunën e Malishevës nga sot e tutje do të kenë kushte më të mira për të realizuar aktivitetet e tyre, në ambientet e zyrave të Shoqatës, të cilat janë rinovuar plotësisht, falë një investimi të përbashkët të Komunës së Malishevës me organizatën gjermane ASB, një partnere …

Më shumë...

KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa në Malishevë mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt. Mbledhjen e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaçi dhe nga anëtarët e KPF-së pas një diskutimi, hyjnë edhe dy pika në rend të punës së këtij takimi, të cilat u rekomanduan për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës …

Më shumë...

Ka filluar ndërtimi i trotuarit te Stacioni i Policisë në Deçan

Më në fund një punë e mirë për Deçanin, që ka të bëjë me ndërtimin e trotuarit te Stacioni i Policisë, kontest tashmë i zgjidhur pas një viti! Në  fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili falënderoj të gjithë akterët që …

Më shumë...

Nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit për buxhetimin gjinor

Komuna e Vitisë, konkretisht nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me organizatën “UN Woman”. Ky memorandum mirëkuptimi i cili është nënshkruar sot më këtë organizatë është memorandum për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor dhe analizave gjinore të Kornizës Afatmesme Buxhetore. Pjesë e këtij takimi ishin 15 …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit organizonë aktivitete në ditën e rënies së Dëshmorëve Xhelal Hajda-TONI dhe Selajdin Mullabazi – MICI

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, organizojnë aktivitete në shënimin e 6 nëntorit – Ditës së rënies së Dëshmorëve Xhelal Hajda-TONI dhe Selajdin Mullabazi – MICI.

Më shumë...

Përurohet fusha sportive në Celinë të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë pjesë në përurimin e fushës sportive në fshatin Celinë. Ai me këtë rast ka thënë se jam i lumtur që sonte kisha rastin t’u shprehja urimet më të mira qytetarëve të Celinës, pikërisht në një atmosferë festive dhe gëzimi, ku bëmë …

Më shumë...

Kryetari Kastrati ende në teren, sheh nga afër punimet në rrugën Ibrahim Mazreku

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtorët komunal, Avdi Morina dhe Hajdin Berisha, të hënën në orët e vona të mbrëmjes, kanë parë nga afër ecurinë e punimeve që po bëhen në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. “U jam shumë mirënjohës punëtorëve fisnikë që me plotë përkushtim …

Më shumë...

Është bërë pranimi i pajisjeve rekreative për plotësimin sa më të mirë të kushteve në shtëpinë për të moshuar me qëndrim ditor në Rahovec

Sipas memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më herët në mes të organizatës humanitare gjermane (ASB) dhe komunës së Rahovecit, sot është bërë pranimi i pajisjeve rekreative për plotësimin sa më të mirë të kushteve në shtëpinë për të moshuar me qëndrim ditor, po ashtu pajisje për kushte më të mira …

Më shumë...

Kanë nisur punimet në projektin e ri rrugor në fshatin Dashec të komunës së Skenderajt

Kanë nisur sot punimet në kuadër të projektit të ri rrugor në fshatin Dashec të komunës së Skenderajt, ku po punohet në ndërtimin e rrugëve të reja dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese. Për të parë ecurinë e punimeve, në vendpunishte kanë dalë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij autorin e veprës “Këngët e lirisë”

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij autorin e veprës “Këngët e lirisë”, rapsodin e lahutarin ferizajas, Nazmi Hajdari, i cili i krijoi këto këngë kushtuar Dëshmorëve të Kombit e lavdisë së historisë kombëtare, vepër kjo të cilën e ka mbështetur Komuna e Ferizajt …

Më shumë...

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së si dhe Martirëve, mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të UÇK-së si dhe Martirëve, në mbledhjen e katërt të rregullt, diskutoi për Festat kombëtare të Nëntorit, që nga koha e Skënderbeut, 110 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin- Dita e Flamurit Kombëtar, e përvjetorin e daljes publike të UÇK-së, …

Më shumë...

Është përuruar shkolla fillore “Drita” në Gramaçel të Deçanit

Ndërtimi i objekteve të reja të shkollës, krijimi i mundësive më të mira për zhvillimin e mësimit si dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore është një dëshmi se çdo ditë e më shumë arsimi po bëhet prioritet për komunës së Deçanit dhe Kosovën. Me investimet e bëra, është përuruar shkolla fillore …

Më shumë...

Mbahet Mbledhja e VIII-të e Rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbledhja e Vlll-të e rregullt e Kuvendit të komunës së Deçanit u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutaj. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, zyrtarë komunal e qytetarë tjerë. Si rend dite ishin propozuar këto pika: Shqyrtimi dhe miratimi …

Më shumë...

Miratohet  Strategjia e Turizmit të Komunës së Ferizajt për vitet  2023-2027

Këtë të hënë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e dhjete të rregullt të kuvendit. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale. Fillimisht në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka bërë propozim-vendimin për …

Më shumë...

QKMF-ja në Ferizaj është furnizuar me vaksina kundër gripit sezona

Njoftohen qytetarët e komunës së Ferizajt se Qendra e Vaksinimit në QKMF-Ferizaj është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal nga IKSHPK. Vaksinimi i qytetarëve me këtë lloj vaksine do të fillojë nga data 31.10.2022, gjatë ditëve të javës nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 14:00. …

Më shumë...

Në komunën e Vitisë të mbjellat vjeshtore në fazën përfundimtare

Kushtet klimatike që po mbretërojnë ditëve të fundit në vendin tonë, kanë ndikuar që ecuria e mbjelljeve vjeshtore të ecën mbarë dhe sipas planit të paraparë. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Naim Pira, bëri të ditur se në bazë të planifikimeve, parashihen që në …

Më shumë...