Vazhduan takimet publike në Opterushë, Zoqisht, Retijë dhe Retijë e Epërme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, vazhdon takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimi publik u mbajt në objektin e SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë me banorë të fshatrave Opterushë, Zoqisht, Retijë dhe Retijë e Epërme, më 9.6.2023. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces, planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Ndërtimi i rrugëve fushore, kubëzimi i rrugëve,trotuare, ndriçimi publik, kanalizimi, rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Retijë, mermetimi i shkollës, parku në fshatin Retijë e Epërme, shtrirja e rrjetit të ujësjellësit etj.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …