Brickos

Institucionet

Krasniqi mbajti takim me përfaqësuesit e OJQ-ve rinore

Në sallën e kuvendit të komunës të Malishevë është mbajtur takimi më OJQ-të rinore nën udhëheqjen e zyrtarit për rini të DKRS-së në Malishevë, Mehdi Krasniqi. Në takim është diskutuar për aktivitetet rinore të realizuara gjatë vitit 2021, për përzgjedhjen e më të dalluarve në aktivitete rinore për vitin 2021, …

Më shumë...

Studentja Xhyzide Shehu mori çmimin e parë në konkursin letrar “Sulejman Krasniqi” për vitin 2021

Fituesja e çmimit të parë në konkursin letrar “Sulejman Krasniqi” për vitin 2021 është studentja Xhyzide Shehu. Poezia e saj “E përhumbur” u vlerësua si krijimi më i mirë, ndërsa sot Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me kolegët e tij ja dorëzojë dekoratën dhe mirënjohjen komunale …

Më shumë...

Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Gëzim Morina nga Xërxa

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarët, qytetarë të shumtë, veteranë të luftës dhe me ish komandantin e Brigadës 138, Gjeneralin Rrustem Berisha, në Koshare i dhanë lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së, Gëzim Morina nga Xërxa, kontributi i të cilit ka lënë gjurmë të pashlyeshme …

Më shumë...

Përurohet njësia përpunuese e ëmbëlsirave në Ramjan

Në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe organizatën për Zhvillimin e Bujqësisë IADK, në fshatin Ramjan të komunës së Vitisë është bërë përurimi i një njësie përpunuese të ëmbëlsirave, tek përfituesja e këtij projekti Alba Zejnullahu. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar përfituesen e këtij projekti dhe …

Më shumë...

Kryetari Shehu, ka pritur në takim Kolonel Andrea Bertazzo – Komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it

Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, sot ka pritur në takim Kolonel Andrea Bertazzo – Komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim (RC-W). Kolonel Bertazzo ka uruar qeverisjen e re në Komunën e Junikut dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim lidhur me situatën Covid-19. Njëkohësisht, Kryetari Shehu ka …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka vizituar Klasën Speciale në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit” në Deçan

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me kolegë, përfaqësuesin e “Lobit Euro Atlantik Shqiptar” Sutki Hulaj dhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale, kanë vizituar Klasën Speciale në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, për të …

Më shumë...

Kastrati: Personat e moshuar do ta kenë përkrahjen time të plotë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot e ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me SHHB “Nëna Tereze”, për përkrahje për personat e moshuar dhe të vetmuar, në territorin e Komunës së Malishevës, me qëllim që këta persona të kenë mbështetjen e nevojshme. “Në funksion të kësaj, sot, në cilësinë …

Më shumë...

Kryetari Latifi, përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar dy veprimtarët Shkelzen Krasniqi dhe Jah Hoti

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar dy veprimtarët Shkelzen Krasniqi dhe Jah Hoti, ai ndër të tjera ka thënë: Do të mbeten përjetësisht në kujtesën e brezave, dy veprimtarët e përkushtuar, të cilët me vetëdije të lartë, me bindje e …

Më shumë...

DEBATI I DYTË I RREGULLT I KRYETARIT HALITI ME QYTETARË (VIRTUALE) 2021

Njoftohen qytetarët e komunës së Vitisë, se me datë 28.12.2021, (e martë), prej orës 12:00 mbahet Debati Publik i kryetarit të komunës Sokol HALITI, organizuar nga Zyra e kryetarit të komunës dhe Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun. Ky debat do të zhvillohet përmes platformës online, ku do …

Më shumë...

Në Viti u mbajt mbledhja e gjashtë e KKSB-së, e fundit për këtë vit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Viti, sot ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt, e cila ishte edhe mbledhja e fundit për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është biseduar për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit të mekanizmave të rëndësishëm në këtë fushë. Kryetari …

Më shumë...

Partneriteti mes komunës së Vitisë dhe programit ReLOaD vlerësohet si shembull për komunat e reja që do të jenë pjesë e këtij programi

Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), projekti në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP-i, të mërkurën ka nisur fazën e dytë të projektit ReLOaD (2021-2024) në Kosovë dhe nisjen e partneritetit në mes të UNDP-së dhe komunave të reja të përzgjedhura: Dragash, …

Më shumë...

Nga 20 dhjetor 2021 deri me 14 janar 2021, u ndalohet drejtorëve dhe punonjëseve të administratës parkimin e veturave në oborrin e komunës, për shkak të fluksit të mërgimtarëve të cilët vijnë në komunë për ti marrë shërbimet e tyre

Në mbështetje të dispozitave të nenit 13 dhe nenit 58 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 74 dhe 92 paragrafi 1 dhe 4 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, i datës: 29.03.2017, Kryetari i Komunës, lëshon këtë:                                                       …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve (mjeteve) piroteknike

Duke u bazuar në nenit 13 dhe nenin 58 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-040 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008), kërkesës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Nr. 7272/19 të datës 16.02.2019 dhe nenit 74 dhe nenit 92 paragrafi 1 …

Më shumë...

Kryetari Aliu, ka pritur në  zyrën e tij një grup miqsh nga Konya e Turqisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në  zyrën e tij një grup miqsh nga Konya e Turqisë, për të bashkëbiseduar për projekte të ndryshme që synohen të investohen në Ferizaj, duke ofruar kështu potenciale të reja zhvillimi e perspektivë për qytetarët ferizajas.

Më shumë...

Nënshkruhen kontratat me gratë përfituese të grantit nga organizata “Help”

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në komunën e Ferizajt në bashkëpunim me organizatën “Help” kanë bërë nënshkrimin e 29 kontratave me gratë përfituese të grantit nga kjo organizatë. Nënshkrimi i këtyre kontratave është bërë nga drejtuesit e kësaj organizate si dhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik Balton Dërguti. Me këtë …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e TIKA-së Cihan Dinçer

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në zyrën e tij z.Cihan Dinçer, përfaqësues i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë (TIKA) dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Deçanit dhe TIKA-as, të cilët treguan …

Më shumë...