Institucionet

Shqyrtohen mundësit për mbështetje më të madhe të futbollit vitias

Është pritur në një takim nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ish futbollisti i mirënjohur dhe ish reprezentuesi i parë shqiptar në kombëtaren e Zvicres, Milaim Rama. Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për të mbështetur futbollin vitias, përkatësisht ekipin e futbollit Vllaznia drejt elitës kosovare …

Më shumë...

U mbajt konsultimi publik rreth propozim rregullores për menaxhimin e mbeturinave në Viti

Sot është mbajtur konsultimi publik rreth propozim rregullores për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Vitisë. Drejtori i Shërbimeve Publike, Basri Aliu, tha se kjo rregullore ka për qëllim funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik. Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë shprehur disa …

Më shumë...

DZHENIT në Skenderaj do të hapë thirrjen për grante, për organizatat e shoqërisë civile

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm e Komunës së Skenderajt brenda pak ditësh do të hapë thirrjen për grante, për organizatat e shoqërisë civile në komunën tonë, në kuadër të programit Reload2. Me qëllim të caktimit të prioriteteve, këto ditë është mbajtur një takim në mes të zyrtarëve …

Më shumë...

Malisheva shënon 18 Prillin-Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendbanimeve historike

Zyrtari i muzeut ”Jahir Mazreku”, në Malishevë, Zymer Zogaj, në Ditën Ndërkombëtare  të Monumenteve dhe Vendbanimeve historike, bëri një vizitë në disa lokalitet të trashëgimisë kulturore dhe historike, duke nisur nga memoriali i vitit 1914, Kryengritja gjithëkombëtare në fshatin Banjë, vazhdoi të Kompleksi i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …

Më shumë...

Kryetari Latifi mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e Nënkryetarit të Komunës, z.Fatmir Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me diskutime rreth çështjeve me rëndësi për banorët e Komunës së Rahovecit. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e …

Më shumë...

Në 24 – vjetorin e rënies kryetari Latifi ka përkujtuar dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi

Në 24 – vjetorin e rënies heroike, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, përkujtuan dëshmorët e kombit, Visar Hoti dhe Safet Latifi, të cilët në kohën kur Kosova kishte nevojë më së shumti, kapën armët dhe luftuan kundër pushtuesit. …

Më shumë...

901 aplikues për subvencione-pagesa direkte në Komunën e Deçanit  

Drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit, z. Rifat Stojkaj ka njoftuar kryetarin Bashkim Ramosaj për numrin rekord të fermerëve që kanë aplikuar për subvencionim. Nga ky vit komuna e Deçanit ka misër të mbjellë më shumë, ka grurë më shumë, blegtorët kanë rritur numrin e krerëve të tyre, pra …

Më shumë...

Me sinjalistikën horizontale dhe vertikale u kompletua rruga “Sinan Sahiti” dhe degëzimet e saj në Ferizaj

Me sinjalistikën horizontale dhe vertikale, u kompletua pas asfaltimit rruga “Sinan Sahiti” dhe degëzimet e saj në komunën e Ferizajt, duke u kthyer në një nyje rrugore më e sigurt për qarkullimin e dendur që ka kjo zonë.

Më shumë...

Përkujtohet ofensiva serbe e 15 prillit të vitit 1999 mbi popullatën e fshatrave Skifteraj e Smirë

Përfaqësues të Institucioneve Komunale të Vitisë dhe të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti për të përkujtuar viktimat e rëna dhe martirëve nga ofensiva e forcave paramilitare serbe mbi fshatin Skifteraj dhe Smirë.

Më shumë...

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse, ai ndër të tjera tha: “Të nderuar besimtarë ortodoks. Në prag të pashkëve ortodokse me lejoni që të ju uroj këtë festë fetare. Urojë që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, dashuria dhe lumturia”. Gëzuar Pashkët! Sinqerisht Sokol …

Më shumë...

Komuna e Skenderajt ka organizuar shpërndarjen e Fondit Emergjent të Vërshimeve, për 373 familjet e prekura

Komuna e Skenderajt sot ka organizuar shpërndarjen e Fondit Emergjent të Vërshimeve, për 373 familjet e prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve të 19 janarit. Prej ditës së parë kur u themelua ky fond, janë grumbulluar 414,685.75 euro, nga zemërgjerësia e njerëzve vullnetmirë, fondacionet, shoqatat, klubet, personat fizik e juridik, shqiptarët …

Më shumë...

10 familje malishevase në kushte të rënda ekonomike po bëhen me shtëpi të re banimi

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity”, e përfaqësuar nga drejtori i saj, z. Esam Dabab, për ndërtimin dhe mobilimin e shtëpive për 10 familje të Komunës së Malishevës që jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale. Kryetari Kastrati …

Më shumë...

Kryetari Latifi bashkë me përfaqësues të USAID-it kanë mbajtur takimin e dytë të Këshillit Publiko-Privat

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me përfaqësues të USAID-it nga projekti për qeverisjen e pronës, ka mbajtur takimin e dytë të Këshillit Publiko-Privat, si trupë këshillëdhënëse, me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes në komunën e Rahovecit. Në këtë takim …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në takim drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it – Qeverisja e Pronës, znj. Jennifer Ober

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim të veçantë drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it – Qeverisja e Pronës, znj. Jennifer Ober dhe dy specialistët e këtij aktiviteti, Korab Dibra e Nora Siqeca, me të cilët komuna e Ferizajt ka nisur bashkëpunimin e ku sot ka pranuar …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve në komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve në komunën e Deçanit. Të pranishëm ishin anëtarët e komitetit, përfaqësues të Policisë, përfaqësues të OSBE-së, zyrtar nga komuna e Deçanit, dhe qytetar të tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për pikat; Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Raporti nga …

Më shumë...