Komuna e Skenderajt ka organizuar shpërndarjen e Fondit Emergjent të Vërshimeve, për 373 familjet e prekura

Komuna e Skenderajt sot ka organizuar shpërndarjen e Fondit Emergjent të Vërshimeve, për 373 familjet e prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve të 19 janarit. Prej ditës së parë kur u themelua ky fond, janë grumbulluar 414,685.75 euro, nga zemërgjerësia e njerëzve vullnetmirë, fondacionet, shoqatat, klubet, personat fizik e juridik, shqiptarët kudo që ishin dhe bashkëndjenë dhembje me gjendjen e krijuar. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë fjalimit të tij, ka shprehur falënderime për të gjithë ata që ndihmuan familjet e prekura nëpërmjet fondit emergjent të vërshimeve, ndërsa ka theksuar se është i lumtur që në mënyrë kaq të hapur dhe transparente po bëhet shpërndarja e mjeteve të grumbulluara financiare. Siç theksoi kreu i Skenderajt, Komuna është në pritje të kompensimit material nga niveli qendror, për familjet që janë goditur nga vërshimet, derisa i gjithë dokumentacioni i dëmit është dërguar me kohë. Nga 414,685.75 euro, 373 familje përfitojnë nga 1,111 euro.

May be an image of 2 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …