10 familje malishevase në kushte të rënda ekonomike po bëhen me shtëpi të re banimi

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity”, e përfaqësuar nga drejtori i saj, z. Esam Dabab, për ndërtimin dhe mobilimin e shtëpive për 10 familje të Komunës së Malishevës që jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale. Kryetari Kastrati tha se u jemi tejet mirënjohës drejtuesve të kësaj organizate për bashkëpunimin e deritanishëm në projekte të rëndësishme, që për mision kanë përkrahjen e familjeve në nevojë, me theks të veçantë për Memorandumin që sot kemi nënshkruar, për ndërtimin e këtyre shtëpive, e që financohen nga “Qatar Charity dhe Komuna e Malishevës. I uroj përzemërsisht dhjetë përfituesit që së shpejti do të bëhen me shtëpi të re banimi, ka thënë kryetari Kastrati.

May be an image of 5 people and office

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …