Fadil Muqolli: Me 17 prill 2023, në orën 11:00, në Poklek të Vjetër do të bëhen homazhe te varrezat e të rënëve në këtë masakër

Luftëtari i lirisë, Fadil Muçolli, ka bërë të ditur se: më 17 Prill të këtij viti bëhen 24 vjet nga masakra në Poklek të Vjetër, ku u vranë, masakruan, dhe dogjën 53 civilë, burra e gra, djem e vajza, fëmijë e foshnje.  Për ti përkujtuar të rënët në këtë masakër, më 17 Prill 2023, ora 11:00, në Poklek të Vjetër do të bëhen homazhe te varrezat e të rënëve në këtë masakër. Gjithashtu, në shtëpinë ku është krye kjo masakër, do të jetë e hapur ekspozita me fotografit e kësaj ngjarje.

14 anëtarët e masakruar  të familjes së  ngushtë të Fadil Muçollit janë:

Babai, Sinan Rexhep Muçolli 1945-1999.

Nëna Elheme Hasi Muçolli 1945-1999.

Motrat:

Emine Sinan Muçolli 1975 -1999,

Elifja 1978-1999,

Sherifja 1981-1999,

Hafija 1989-1999,

Bashkëshortja:

Feride Osmani Muçolli 1965-1999,

Bija Shehide Fadil Muçolli 1985-1999.

Bijtë:

Naser Fadil Muçolli 1986 -1999,

Ylber Fadil Muçolli 1989-1999,

Egzon Fadil Muçolli 1995 -1999.

 

Bashkëshortja e vëllait të tij, Qamilit,

Hylije Osmani Muqolli 1975-1999,

Bijat e tij:

Florentina Qamil Muçolli 1996-1999, dhe

LIRIJA 1999 që ishte vetëm 6 muajshe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …