Institucionet

Kryetari Smajl Latifi, nënshkruan vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja

Gjatë ditës së martë kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja. Pika 1 e vendimit thotë se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve, hyrja në oborrin …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit do të organizojë panair tre ditor, ku do të ekspozohen vetëm produkte vendore, me moton “100% Rahovec”

Për tri ditë radhazi, midis datave 28, 29 dhe 30 dhjetor 2018, me moton “100% Rahovec” dhe nën dekorimin që vesh qytetin në muajin dhjetor, në hapësirat e qytetit të Rahovecit, prej rrugës LAB-OIL deri te Bodrumi i Vjetër, do të mbahet panairi i produkteve vendore, i pari i këtij …

Më shumë...

Oborri i komunës së Malishevës për një muaj do të jetë në shërbim të mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, duke u bazuar në kompetencat e tij, ka marrë vendim që hapësira e oborrit para objektit të komunës, për një muaj, do të jetë në shërbim të mërgimtarëve,  për parkimin e veturave të tyre, të cilët vijnë për të marrë shërbime në komunë. Nga e …

Më shumë...

Ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në territorin e Komunës së Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbështetur në kompetencat që ka dhe mbështetur në ligjet në fuqi, si dhe në kërkesën e Ministrisë së Ambientit, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjete piroteknike, në zonat e banuara në territorin e Komunës së Malishevës. Përdorimi i …

Më shumë...

Nënshkruhen edhe 30 kontrata tjera me fermerët e Skenderajt nga sektori i pemëtarisë

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka nënshkruar kontratat me 30 fermerë të komunës, në kuadër të mbështetjes të sektorit të pemëtarisë. Në kuadër të projektit të pemëtarisë, fermerët kanë përfituar mjete të punës, si: pompë spërkatëse me bateri dhe panel solar, gërshërë për krasitje, …

Më shumë...

LEKAJ REALIZOI NJË SËRË TAKIMESH TË FRYTSHME NË DITËN E PARË TË VIZITËS SË TIJ NË GREQI

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili po qëndron për vizitë në Greqi me ftesë të homologut të tij Christos Spritzis, ka realizuar një sërë takimesh me rëndësi. Këtë e ka bërë me dije vet ministri Lekaj me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë: “Vizitën në …

Më shumë...

Përfaqësues të AVONET-it njoftojnë udhëheqësit komunal në  Viti me projektin ONE FOR ALL

Drejtorët e drejtorisë komunale të Arsimit, Drejtorisë së Bujqësisë e Pylltarisë dhe asaj të Kulturës, Rinisë e Sportit të komunës së Vitisë, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Rrjetit të OJQ-ve AVONET, me qëllim të informimit rreth projektit ONE FOR ALL, që përkrahet nga GIZ-i dhe implementohet nga AVONET …

Më shumë...

Komuna e Hanit të Elezit realizon edhe një projekt me interes të veçantë publik

Në përfundim e sipër janë punimet në objektin e çerdhes së fëmijëve në komunën e Hanit të Elezit. Projekti i fasadimit dhe rregullimit të hapësirës së objektit si dhe të rrethojës kanë përfunduar, për të cilat komuna e Hanit të Elezit ka ndarë mjete financiare prej 22.001.50 euro, ndërsa është …

Më shumë...

Kryetari Kuçi ka pritur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipin e kompanisë projektuese të Autoudhës së Dukagjinit

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka pritur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipin e kompanisë projektuese të cilët prezantua, tri variantet e projektit të Autoudhës së Dukagjinit. Autoudha e Dukagjinit jo vetëm që është projekt i rëndësisë së veçantë nacionale dhe shtetëror i Kosovës, por edhe shumë …

Më shumë...

Tryezë e rrumbullakët “Përgjegjësitë e Komunës për të arritur performancë më të mirë të qeverisjes së mirë”

Kryetari i Komunës së deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me stafin e tij kanë diskutuar për përgjegjësitë e komunës për të arritur performancë më të mirë të qeverisjes së mirë, të arriturat dhe sfidat e komunës në përmbushjen e detyrave për performancë të mirë gjatë vitit 2017 dhe 2018, si dhe …

Më shumë...

Sekretari Halimi: MBPZHR-ja investime në zhvillimin e fermave të vogla

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), kanë organizuar punëtorinë “Zhvillimi i kapaciteteve të MBPZHR –së për përmirësimin e komercializimit ndërmjet fermerëve të vegjël dhe fermerëve ekzistencial”. Në këtë punëtori janë prezantuar analiza për zhvillimin edhe avancimin …

Më shumë...

Kryetari Haliti të shtunën inspektoj disa projekte të rëndësishme në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti të shtunën ka inspektuar disa punime që janë zhvilluar në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Ai ka inspektuar punimet në asfaltimin e fushës sportive në fshatin Sllatinë e Epërme, punimet që po bëhen në ambulanten e këtij fshati por edhe punimet që …

Më shumë...

U mbajt takimi i parë për Projektin e Sheshit të qytetit në Suharekë

Komisioni i jashtëm profesional prej pesë anëtarëve, është takuar të hënën për herë të parë, ku kanë diskutuar për përzgjedhjen e projektit për Sheshin e qytetit të Suharekës nga konkursi i hapur i projektimit. Komisioni në përbërje me profesionistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, fillojë vlerësimin e tyre duke rekomanduar …

Më shumë...

Kryetari Jashari mban debatin publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me stafin e tij qeverisës, ka mbajtur dëgjimin publik me qytetarë, sipas obligimit ligjor, ku ka prezantuar punën e deritashme të qeverisjes lokale të Skenderajt, planet dhe synimet për vitet e ardhshme. “Kisha kënaqësi të diskutoj dhe të paraqes punën njëvjeçare të qeverisjes …

Më shumë...

AZHB: Makineria bujqësore, pa numër serik nuk do të rimbursohet

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), njofton të gjithë fermerët përfitues të granteve investive, sidomos ata që në planet e tyre të biznesit kanë paraparë blerjen e makinerisë bujqësore, që të kenë kujdes të shtuar gjatë blerjes së tyre, pasi që disa prej këtyre pajisjeve janë identifikuar pa numër serik …

Më shumë...