Lajmet

Bajrami: Qeveria Kurti nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që po i shkaktojnë Kosovës

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka drejktuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti dhe partisë Vetëvendosje. Duke komentuar një deklaratë të ministrit, Hekuran Murati, ajo ka shkruar se kur lexon deklarata të ministrave të tillë, e kupton se Qeveria Kurti nuk janë të vetëdijshëm për …

Më shumë...

Rritet ndjeshëm numri i turistëve që vizitojnë Beratin

Kryeministri Edi Rama: Telegraph rendit Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë

I njohur si qyteti i një mijë e një dritareve, Berati po bëhet qytet gjithnjë e më i vizituar nga turistët. Këtë vit, numri i turistëve që kanë vizituar këtë qytet, është rritur ndjeshëm. Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani ka bërë të ditur se …

Më shumë...

Nesër vjen në Shqipëri, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton

Nesër vjen në Shqipëri, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton. Gjatë kësaj vizite dyditore, ai do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të vendit. Mediet në Tiranë njoftojnë se delegacioni i drejtuar nga ish presidenti, Bill Klinton, do të pritet nga kryeministri Edi …

Më shumë...

Kurti: Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit

Duke komentuar masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj vendit tonë, kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit, andaj do të vazhdojë me zbatimin e programit të saj qeveritar. “Këto nuk janë sanksione por është …

Më shumë...

Azemi: Mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve për shkak të migrimit të tyre në perëndim

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se mbi 80 për qind të kompanive kanë mungesë të punëtorëve për shkak të migrimit të tyre në perëndim. “Kompanitë e mëdha po edhe të vogla sot kanë problem; mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve. Po …

Më shumë...

William Burns: Lufta në Ukrainë po ka efekt shkatërrues në udhëheqjen e Rusisë nga presidenti Putin

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Burns ka vlerësuar se lufta në Ukrainë po ka një efekt shkatërrues në udhëheqjen e Rusisë nga presidenti i saj, Vladimir Putin. Gjatë ligjëratës së mbajtur për Fondacionin Ditchley në Mbretërinë e Bashkuar, drejtori i CIA-s, …

Më shumë...

Çitaku: Kosova e përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët është rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit

Kurti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se gjendja e rëndë në të cilin gjendet Kosova është rezultat i Qeverisë Kurti. Ajo ka shkruar se pasojat për vendin tonë do të jenë shumë më të mëdha se sa duken dhe se Kosova sot është e përçarë nga …

Më shumë...

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme dhe t’i shqyrtoj masat e Bashkimit Evropian që ia kanë vënë Kosovës. Ai ka shkruar se ndonëse ka kohë që Qeveria është njoftuar për këto masa, ajo nuk ka njoftuar as Kuvendin e as …

Më shumë...

Kryeministrja Elisabeth Borne ka paralajmëruar se në Francë mund të shpallet  gjendje e jashtëzakonshme

Ka arritur në 2 mijë numri i të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme në Francë, pas vrasjes nga policia të një 17 vjeçari. Për ta vënë nën kontroll protestën e madhe, autoritetet e rendit kanë angazhuar rreth 45 mijë policë dhe automjete të shumta të blinduara. Organet e rendit njoftojnë …

Më shumë...

Haradinaj: Me Kurtin kryeministër, Kosova po hyn në një rrugë pa krye

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me Albin Kurtin kryeministër, Kosova ka hyrë në një rrugë pa krye prandaj kjo ka qenë arsyeja se pse ai ka kërkuar shkarkimin e tij. Ai ka konstatuar më tutje se  sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe …

Më shumë...

Edi Rama: Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit, tani e ka kryer misionin

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  ka deklaruar për mediet se “Ballkani i Hapur” ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe në këtë drejtim  e ka kryer misionin  të cilin edhe  lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit …

Më shumë...

Ambasada e Italisë ka reaguar lidhur me shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”, organizata terroriste

Ambasada e Italisë, në Prishtinë, ka reaguar lidhur me shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” si organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës. Ambasada tha për mediet  se shpallja e organizatave terroriste në veri, u bë pa koordinim me qeverinë italiane. “Sa i përket vendimit për shpalljen e organizatave …

Më shumë...

Nenad Rashiq, pyet se si do të përcaktohet se kush është dhe kush nuk është anëtar i Mbrojtjes Civile apo i Brigadës së Veriut?

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka frikë se si do të përcaktohet se kush është dhe kush nuk është anëtar i Mbrojtjes Civile apo Brigadës së Veriut – dy organizata këto që Qeveria e Kosovës i shpalli terroriste më 29 qershor. Rashiq votoi kundër …

Më shumë...

Edi Rama: Kosova e ka ofertën më të mirë të mundshme në tavolinë, Albin Kurti nuk e fiton i vetëm betejën diplomatike

Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova e ka ofertën më të mirë të mundshme në tavolinë, për të ardhmen e saj. Duke folur për Euronews Albania, ai tha se plani franko-gjerman është oferta më e mirë e mundshme që duhet të shtyhet para dhe të detyrohet Serbia …

Më shumë...

Qeveria-Kurti vetëm vitin e kaluar i ka paguar afër 400 mijë euro organizatës “Mbrojtja Civile” tani të shpallur terroriste

Në vitin 2022, së paku katër ministri të Qeverisë së Kosovës kanë derdhur mijëra euro në xhepat e pjesëtarëve të organizatës, Mbrojtja Civile,  e cila po akuzohet për organizim të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, policisë së Kosovës dhe gazetarëve,  por edhe për planifikim të sulmeve terroriste ndaj institucioneve të …

Më shumë...

Kryeministri Kurti, shprehet skeptik rreth mundësisë së mbajtjes së një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri,  Albin Kurti, ka folur  lidhur me idenë e paraqitur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë. Ai është shprehur skeptik për mbajtjen e një konference të tillë. Kurti tha se në vend të kësaj, krejt çfarë duhet bërë është implementimi …

Më shumë...