Ramush Haradinaj

Haradinaj: Me Kurtin kryeministër, Kosova po hyn në një rrugë pa krye

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me Albin Kurtin kryeministër, Kosova ka hyrë në një rrugë pa krye prandaj kjo ka qenë arsyeja se pse ai ka kërkuar shkarkimin e tij. Ai ka konstatuar më tutje se  sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja dhe fatkeqësisht situata do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. “Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie. Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …