Kryeministrja Elisabeth Borne ka paralajmëruar se në Francë mund të shpallet  gjendje e jashtëzakonshme

Ka arritur në 2 mijë numri i të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme në Francë, pas vrasjes nga policia të një 17 vjeçari. Për ta vënë nën kontroll protestën e madhe, autoritetet e rendit kanë angazhuar rreth 45 mijë policë dhe automjete të shumta të blinduara. Organet e rendit njoftojnë se deri më tani, nga protestuesit e dhunshëm janë lënduar lehtë e rëndë rreth 200 polic. Ndërkohë, Ministria e Financave ka njoftuar se më shumë se 700 dyqane, supermarkete, restorante dhe degë bankash janë grabitur e plaçkitur ndërsa në disa raste edhe iu është dhenë zjarri. Gjendja e krijuar nga protestat, ka shtyrë presidentin e Francës, Emanuel Makro që ta anulon vizitën e tij në Gjermani ndërsa ditë më parë, ai braktisi samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, pas situatës së rënduar nga protestat e dhunshme. Presidenti i Francës, Emanuel Makro ka paralajmëruar se do të merren masa menjëherë për situatën kaotike, për të cilën i vendosur theksoi se nuk do ta tolerojë në asnjë moment ndërsa kryeministrja franceze Elisabeth Borne ka theksuar se nuk duhet përjashtuar mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …