Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në lidhje me situatën aktuale në veri të Kosovës. Stoltenberg, thotë se u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës. “U kërkova të dyve që …
Më shumë...Lajmet
Peter Stano: Ditëve të fundit është parë tension shumë i rrezikshëm i situatës mes Kosovës dhe Serbisë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se ditëve të fundit është parë tensionim shumë i rrezikshëm i situatës, që mund të ketë pasoja serioze jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për tërë rajonin. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zgjedhin rrugën …
Më shumë...KGJK, diskutoi për mbarëvajtjen e punës në sistemin gjyqësor, posaçërisht në Gjykatën Themelore në Mitrovicë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, ku morën pjesë Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryetari i Gjykatës së Apelit dhe nën Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në prezencë të partnerëve ndërkombëtarë, diskutoi për mbarëvajtjen e punës në sistemin gjyqësor, posaçërisht në Gjykatën Themelore në …
Më shumë...Maria Zaharova, ka reaguar zyrtarisht për situatën në veri të Kosovës, duke fajësuar Kosovën dhe shtetet që e mbështesin
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, me një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e Ministrisë. Në deklaratën e saj ajo thotë se Rusia është e alarmuar nga përkeqësimi i situatës në Kosovë, ku sipas saj autoritetet …
Më shumë...Për herë të parë, kryeministri Albin Kurti ka folur haptas për propozimin të ashtuquajtur gjermano-frëng
Për herë të parë, gjatë mujave të fundit, kryeministri Albin Kurti ka folur hapur lidhur me propozimin të ashtuquajtur gjermano-frëng. Kurti ka thënë me këtë rast se e ka vlerësuar dhe nuk e ka kundërshtuar, ndonëse i ka pasur disa vërejtje. Serbia, sipas tij, e ka refuzuar. Më pas ka …
Më shumë...Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës
Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës. Ministri, Bujar Osmani, bën thirrje për përmbajtje nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës. Republika e Maqedonisë së Veriut po ndjek me kujdes situatën në veri të Kosovës, …
Më shumë...Sadik Halitjaha: Turpi i kohës, pozita numerike e TV Diellit, me tre shifra ndërsa numri 2 i sigurohet televizionit të serbëve të Kosovës!
Turpi i kohës, në platformat kabllore të Kosovës lidhur me radhitjen e televizioneve. Aktualisht pozita numerike e TV Diellit, me tri shifra 235. Dikur ishte me dy ndërsa numri 2 i sigurohet televizionit të serbëve të Kosovës! Është padrejtësi deri në pakufi, sesi janë injoruar dhe injorohen nga pushtetarët …
Më shumë...Joe Biden përshëndet Shqipërinë e popullin shqiptar për bashkëpunim të fuqishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë takimit me përfaqësuesen amerikane në OKB, ambasadoren Linda Thomas-Grinfield, ka marrë një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje nga kryetari amerikan, Joe Biden për Shqipërinë dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin e fuqishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale. Si aleatë të NATO-s, …
Më shumë...Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ia ka dërguar një letër mbështetëse kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri të vendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të hënën ia ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti në lidhje me situatën në veri të vendit. Në këtë letër, Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e PDK-së për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës për ruajtjen e sovranitetit të vendit. Po ashtu në …
Më shumë...Kryeministri, Edi Rama, priti sot në një takim ambasadoren, Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e Amerikës në OKB
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti sot në një takim ambasadoren, Linda Thomas-Grinfield, përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Grinfield. Në një njoftim të ambasadës amerikane …
Më shumë...Vuçiq kërkon që forcat e KFOR-it e të UNMIK-ut ta ushtrojnë rolin e policisë në veri, dhe të mos lejohen Forcat Speciale të Kosovës
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shpreson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të …
Më shumë...K. Hill: Procesi për riregjistrimin e automjeteve menjëherë të shtyhet e të pezullohet çdo masë ndëshkuese ndaj pronarëve të targave
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është cituar të ketë deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë përparimin e rëndësishëm të bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kris Hill thotë se serbët duhet t’i …
Më shumë...Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë të njëjtin mendim me BE-në, për zhvillimet e fundit në Kosovë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë të njëjtin mendim me BE-në, se zhvillimet e fundit rreth marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shqetësuese dhe e vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, ka thënë për Telegrafin një zëdhënës i Ambasadës amerikane në …
Më shumë...Pas vendimit për largim nga institucionet, deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar edhe mandatet në Kuvendin e Kosovës
Pas vendimit për largim nga institucionet e Kosovës, deputetët e Listës Serbe sot i kanë dorëzuar edhe mandatet e tyre në Kuvend, ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli. Ai ka thënë se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata. Të shtunën më 5 …
Më shumë...Edi Rama: Vetëm jashtëqitjet e një kombi, sikur është Sali Berisha, mund të lëshojnë mallkime kundër vendit të vet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e Sali Berishës në një artikull të mediumit DailyMail ku është shprehur se sipas tij, “Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Ballkan”. Kryeministri Rama në reagimin e tij ka shkruar se shkruan se vetëm shërbëtorët e së keqes mund …
Më shumë...Mesazhi i serbëve nga protesta në Mitrovicë: Ne njohim vetëm një shtet, Serbinë
Mesazhi i serbëve nga protesta e djeshme në Veri të Mitrovicës është se ata njohin vetëm një shtet dhe ai shtet është Serbia dhe për këtë janë shprehur të bashkuar dhe unikë. Kryetarët dhe këshilltarët lokalë në katër komuna në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje, pas vendimit që kanë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
