Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani sot do të qëndrojë në Kosovë për vizitë njëditore

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut  ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës. Ministri, Bujar Osmani, bën thirrje për përmbajtje nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës. Republika e Maqedonisë së Veriut po ndjek me kujdes situatën në veri të Kosovës, përkeqësimi i mëtutjeshëm i së cilës mund të përbëjë një sfidë serioze për stabilitetin e rajonit. Si fqinjë të drejtëpërdrejtë të dy vendeve, apelojmë që të përmbahen nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës, ftojmë për kthim në institucionet e sistemit dhe vazhdimin aktiv dhe të menjëhershëm të dialogut që ne mbështesim dhe inkurajojmë fuqishëm. Gjetja e një zgjidhjeje të përhershme që do të sigurojë njohje reciproke dhe një të ardhme evropiane për të dyja vendet, është e vetmja rrugë për një normalizim afatgjatë të marrëdhënieve që është me interes jo vetëm për të dyja palët, por edhe për të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e ministrit, Bujar Osmani.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …