Ahmet Qeriqi: Adem Demaçi dhe projekti i tij për TV-Diellin

Sadik Halitjaha: Turpi i kohës, pozita numerike e TV Diellit, me tre shifra ndërsa numri 2 i sigurohet televizionit të serbëve të Kosovës!

Turpi i kohës, në platformat kabllore të Kosovës lidhur me radhitjen e televizioneve. Aktualisht   pozita  numerike e TV Diellit, me  tri  shifra 235. Dikur ishte me dy  ndërsa numri 2 i sigurohet televizionit të serbëve të Kosovës!

 

Është padrejtësi deri në pakufi, sesi janë injoruar dhe injorohen nga pushtetarët dhe magnatët platformave kabllore, Radio Kosova e Lirë  dhe  Televizioni Dielli!  Ky fakt tregon se Kosovën e udhëheqin dhëndurët e serbëve dhe bijat e tyre!  Për këtë fakt as pak  nuk është për t’ u habitur pse ata se nuk i promovojnë  e nuk i ndihmojnë  vlerat kombëtare!

Duket se ashtu sikur edhe në të kaluarën, po  dihet se pa qenë aleat i serbëve vështirë është të arrihet  në qeverisje të shqiptarëve!

Nuk po e apostrofoj asnjërën qeveri, të deritashme, pasi që të gjitha, pa përjashtim u treguan të pa drejta me Radion Kosova e Lirë e  tani edhe me  Televizion Dielli!

Kjo Radio e ky Televizion janë mediumet më të rëndësishme me përmbajtje kombëtare, që mbrojnë e proklamojnë vlerat e luftës, kujtojnë betejat, jetën dhe biografitë e të gjithë dëshmorëve të tri luftërave tona çlirimtare, martirët e të rënët për liri!  

Këto dy medie edukojnë brezat e sotëm me atdhetarizëm dhe kultivojnë vlera për të ardhmen! 

I padrejtë ishte  edhe fakti se disa nga luftëtarët që u veshën  me pushtet pas luftës  edhe ata  ia kthyen shpinën dhe kurrë nuk e mbrojtën as se ndihmuan këtë medium, këtë aset  të veçantë kombëtar i themeluar në nëntor të vitit 1998 nga SHP i UÇK-së.

Ju urojmë jetë, vullnet, shëndet e forcë stafit luftarak në luftë e në paqe, të  Kosova e Lirë e Televizionit Dielli… Ecim para vëlla Kthim prapa nuk ka!

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …