leoni

Në fshatin Bardh nisin punimet për memorialin dhe sheshin e dëshmorit ”Afrim Krasniqi” 

Në praninë e familjarëve të dëshmorit të kombit, ”Afrim Krasniqi” dhe bashkëfshatarëve të fshatit Bardh, sot kanë nisur punimet në ndërtimin e sheshit dhe memorialit të dëshmorit, ”Afrim Krasniqi” ku i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorët, nënkryetarin, Vesel Krasniqi, drejtorët komunalë, Avdi Morina dhe Sylë Dukolli, etj. Kryetari Kastrati në nisjen e punimeve të sheshit dhe memorialit të dëshmorit të kombit ” Afrim Krasniqi”, në fjalën e rastit theksoi se, sot ndihem krenar që po e nisim sheshin dhe memorialin e dëshmorit të kombit ” Afrim Krasniqi”, në fshatin Bardh, prandaj jam i përkushtuar që porosinë e dëshmorit të kombit dhe familjarëve të dëshmorëve ta jetësojmë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm, sepse duke kujtuar dëshmorët, ne kujtojmë luftën e tyre për çlirim, liri dhe pavarësi të Kosovës. ”Këto janë vlerat më sublime të kombit dhe shenjat e kujtesës sonë që do të jetojnë sa do të jetoi kombi shqiptar. Ta gëzoni sheshin e dëshmorit ”Afrim Krasniqit”, ju familjarë të dëshmorit,  veteranë  e invalidë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  dhe banorë të fshatit Bardh”, tha në fund të fjalës së tij, kryetari Kastrati.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …