Lajmet

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka nisur për në Kosovë një grup prej 30 efektivëve komando nga Forcat e Armatosura

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka nisur për në Kosovë një grup prej 30 efektivëve komando nga Forcat e Armatosura

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka nisur për në Kosovë një grup prej 30 efektivë komando nga Forcat e Armatosura. Ky kontingjent do t’i bashkohet forcave të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se ky mision në Kosovë do të kontribuojë për paqen në …

Më shumë...

Serbia më në fund jep mbështetje integritetit territorial të Ukrainës, por nuk dënon Rusinë as merr pjesë në sanksione

Vucic

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraqiti konkluzat e arritura në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, lidhur me krizën në Ukrainë. Vuçiq tha se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për momentin, sepse ajo “udhëhiqet nga interesat e saj jetike ekonomike dhe politike”. “Serbia respekton normat e së …

Më shumë...

Enver Hoxhaj dhe shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila kanë polemizuar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës

Enver Hoxhaj dhe shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila kanë polemizuar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj dhe shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, kanë polemizuar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku dje është diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Hoxhaj tha se Kusari-Lila foli “pa lidhje” dhe  nuk tha asgjë konkrete në lidhje me dialogun. “Unë me vëmendje e dëgjova …

Më shumë...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot voton projekt-rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton sot mbi projekt-rezolutën që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike. Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, …

Më shumë...

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Mali i Zi

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Mali i Zi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar të Malit të Zi, i prirë nga kryetari Faik Nika. Në takim, kryetari Konjufca u shpreh se Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë raporte të mira fqinjësore dhe tashmë edhe një përcaktim të …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Prioritet i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë aplikimi në NATO, ndërsa ajo kërkon statusin e kandidatit për integrim në BE

Enver Hoxhaj: Prioritet i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë aplikimi në NATO, ndërsa ajo kërkon statusin e kandidatit për integrim në BE

Prioritet i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë aplikimi në NATO, ka thënë nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj. Ai e ka kritikuar qeverinë Kurti se e ka krijuar iluzionin sikur bota po e pret atë. Ju e keni krijuar iluzionin se bota na …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Çështjet teknike në bisedime me Serbinë mund të jetë të rëndësishme, por e devijojnë nga tema e njohjes reciproke

Avdullah Hoti: Çështjet teknike në bisedime me Serbinë mund të jetë të rëndësishme, por e devijojnë nga tema e njohjes reciproke

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti,  gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës ka sugjeruar Qeverinë që mos të fokusohet në çështjet teknike me Serbinë, por tek marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke. Në debatin parlamentar për dialogun, Hoti tha se ka paqartësi të madhe për procesin e dialogut. Megjithatë u shpreh kundër …

Më shumë...

Sot kanë vdekur 3 të infektuar me virusin korona, janë paraqitur 140 raste të reja, janë shëruar 370 të infektuar

Autoritetet shëndetësore rapotojnë për 327 raste të reja me Covid-19, 508 pacientë të shëruar dhe 5 raste të vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  2 mijë e 60    testime  sa janë bërë në nivel vendi, 140  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …

Më shumë...

Sergey Llavrov: Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën, por do ta çmilitarizojë atë

Ministri rus S. Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë,  Sergej Llavrov iu ka përgjigjur pyetjeve në një konferencë për media, ku u shpreh njëjtë  me kryetarin, Vladimir Putin se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por do ta  çmilitarizojë atë. I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, …

Më shumë...

Trupat e Rusisë po mbajnë nën sigurim Centralin bërthamor të Çernobilit, për ta mbrojtur atë nga ndonjë goditje e mundshme

Trupat e Rusisë po mbajnë nën sigurim Centralin bërthamor të Çernobilit, për ta mbrojtur atë nga ndonjë goditje e mundshme

Ministria e Mbrojtjes  e Rusisë ka bërë të ditur se trupat e saj po mbajnë uzinën bërthamore të Çernobilit, në Ukrainë me qëllim  për ta mbrojtur atë. Rusia thotë se po e bën këtë për të siguruar që “grupet nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste nuk mund të përdorin situatën …

Më shumë...

Radio-Dojçe Wele në një koment redaksional konstaton se Lufta e Madhe është tashmë një realitet

Radio-Dojçe Wele në një koment redaksional konstaton se Lufta e Madhe është tashmë një realitet

Radio-Dojçe Vele në një koment redaksional konstaton se Lufta e madhe është tashmë një realitet. Rusia ka sulmuar Ukrainën. Kjo katastrofë mund të ishte parandaluar, nëse Perëndimi nuk do të kishte qëndruar indiferent, mendon Roman Gonçarenko. Të enjten e 24 shkurtit 2022, këtë ditë nuk do ta harrojmë kurrë. Ditën …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Të ndalet dialogu teknik dhe të bisedohet për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse

Ramush Haradinaj

Në seancën e radhës, sot në Kuvendin e  Kosovës deputetët kanë diskutuar për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para deputetëve ka thënë se çështja e dialogut është interes kombëtar, por  dialogu sot është kthyer në dialog të teknikëve. Udhëheqësit e sotëm të …

Më shumë...

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kherim Khan, ka shprehur shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kherim Khan, ka shprehur shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kherim Kan, ka shprehur shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë dhe ka thënë se Gjykata mund të hetojë krime të mundshme të luftës në këtë shtet. “U rikujtoj të gjitha palëve që po kryejnë armiqësi në territorin e Ukrainës se zyra ime mund …

Më shumë...

Departamenti Amerikan i Shtetit beson se presidenti ukrainas, Zelenskiy, është “objektiv kryesor i agresionit rus”

Departamenti Amerikan i Shtetit beson se presidenti ukrainas, Zelenskiy, është "objektiv kryesor i agresionit rus"

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se beson se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, është “objektiv kryesor i agresionit rus”.  Ai përfaqëson në shumë mënyra, madje edhe personifikon, aspiratat dhe ambiciet demokratike të Ukrainës të popullit ukrainas. Pra, sigurisht, ai do të mbetet një objektiv kryesor për agresionin rus,” tha zëdhënësi, …

Më shumë...

Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit, Kiev, pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë

Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev më 25 shkurt, pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë. Ushtria ruse kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke, që vranë 137 civilë dhe personel ushtarak, sipas shifrave të …

Më shumë...

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka bërë thirrje për rezistencë ndërsa ka kritikuar aleatët për indiferencë

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka bërë thirrje për rezistencë ndërsa ka kritikuar aleatët për indiferencë

“Këtë mëngjes, ne po e mbrojmë vendin tonë vetë. Njësoj si dje, shteti më i fuqishëm në botë shikoi nga distanca”, tha ai duke iu referua Shteteve të Bashkuara. “Rusia u godit me sanksione dje, për këto nuk janë të mjaftueshme për t’i larguar këta trupa të huaj nga toka …

Më shumë...