Faton Abdullahu

Faton Abdullahu: Është e domosdoshme që Qeveria të sigurojë koordinim të vazhdueshëm me SHBA, BE dhe NATO-n

Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu, ka folur rreth procesit të dialogut me Serbinë. Ai tha se PDK-ja  pret që Qeveria e Kosovës të angazhohet bashkë me partnerët ndërkombëtarë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila siguron njohje të ndërsjellë. Qëndrimi i PDK për dialogun mbetet i pandryshuar. Në presim nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë e posaqërisht SHBA dhe BE në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen e ndërsjellë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, tha Abdullahu. Është e domosdoshme që Qeveria të sigurojë koordinim të vazhdueshëm me SHBA, BE dhe NATO për të parandaluar çfarëdo mundësie për dhunë dhe bllokimin e lirisë së lëvizjes. Në të njëjtën kohe, ftojmë Qeverinë dhe kryeministrin që të rrisë transparencën rreth dialogut. Është mëse e rëndësishme që të shpalosen detajet e bisedimeve të djeshme në Bruksel, si dhe planet e qeverisë për të shtyrë procesin përpara, saktësoi, Faton Abdullahu.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …