Partia “Prava Montenegro” është treguar e gatshme ta tërheq mocionin e mosbesimit për Dritan Abazoviqin

Partia “Prava Montenegro” është treguar e gatshme ta tërheq mocionin e mosbesimit për Dritan Abazoviqin

Partia e Malit të Zi e quajtur  “Prava Montenegro”  është treguar e  gatshme ta tërheq mocionin e mosbesimit të thirrur për 2 shtator që synim ka të rrëzojë nga pushteti kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nëse arrihet një marrëveshje. Kryetari i kpsaj partie, Marko Milaçiq tha pas takimit me Abazoviq se janë dëgjuar disa mesazhe se kryeministri aktual duhet të japë dorëheqjen, për të cilat ai është përgjigjur se mekanizmi do të kthehet në duart e presidentit Milo Gjukanoviq.  U pajtua që propozimi të miratohet në kuadrin e 32 deputetëve, pas së cilës nisma me shkrim do t’i dorëzohet Malit të Zi Demokratik, nëse arrihet një marrëveshje, jam i gatshëm ta tërheq vendimin për mosbesimin e Qeverisë”, tha Milaçiq. Ai tha se deputetët presin që Abazoviq të paraqesë një plan të detajuar të parimeve dhe perspektivës së qeverisë. Nëse nuk marrim një plan konkret përpara votimit, kjo do të thotë se dikush nuk dëshiron një marrëveshje dhe pastaj do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, u shpreh Milaçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …