Presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian propozoi zyrtarisht që të veçohet vendimi për Maqedoninë e Veriut, nga ai për Shqipërinë, lidhur me hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian, bëjnë të ditur burime të Radios Evropa e Lirë. Në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që po mbahet …
Më shumë...Lajmet
Amelie de Montchalin: Para nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të riformohet vetë BE-ja
Ministrja franceze Amelie de Montchalin, deklaroi sot para nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg se Franca nuk do të vendosë veton për çeljen e negociatave, por u shpreh se para nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të riformohet vetë Bashkimi Europian. …
Më shumë...Policia e Kosovës e fillon zbatimin e projektit sensibilizues për parandalimin e dhunës në familje
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka nisur zbatimin e projektit “Fenomeni i dhunës në familje”, i cili ka për qëllim, parandalimin e dhunës në familje dhe sensibilizimin e të gjithë qytetarëve lidhur me këtë dukuri, rastet e të cilës janë në rritje e sipër, thuhet në njoftimin e dërguar …
Më shumë...Gjykata Speciale ka ftuar për hetime edhe dy ish-eprorë të lartë të UÇK-së, Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin
Gjykata Speciale ka ftuar për hetime edhe dy ish eprorë të lartë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin, të cilët kanë një veprimtari të mirënjohur kombëtare në dobi të kombit e atdheut. Po ashtu, Gjykata Speciale ka ftuar për ta marrë në pyetje edhe ish-deputetin e Kuvendit …
Më shumë...Franca me qëndrim të fortë kundër bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë
Franca edhe sot ka mbajtur qëndrim të fortë kundër bisedimeve të anëtarësimit në BE për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, duke paralajmëruar se nuk do të ishte në gjendje të aprovonte bisedimet derisa blloku evropian të reformojë politikën e tij të anëtarësimit. Ministrat e BE-së do të rishqyrtojnë nëse do të …
Më shumë...NATO mbështet vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe vlerëson se bisedimet duhet të rifillojnë urgjentisht
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë të hënën në Londër se bashkëpunimi i NATO-s me Serbinë është i mirë dhe e ka vlerësuar këtë vend si partner të besueshëm. Këtë deklaratë të shefit të Aleancës Veri-Atlantike e transmetoi Dragan Shormaz, kreu i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare …
Më shumë...Specialistët e psikologjisë protestojnë para ShSUK-së, kërkojnë anulimin e konkurseve të hapura gjatë fushatës
Disa psikologë të specializuar kanë protestuar sot para administratës së Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës për shkak se pretendojnë se në Klinikën e Psikiatrisë janë pranuar dy persona që nuk i plotësojnë kushtet në pozitën e psikiatrit. Sipas tyre, ky konkurs është bërë gjatë kohës së fushatës. Visar Sadiku përfaqësues …
Më shumë...Mjeku i luftës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
Mjeku i luftës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati përmes rrjetit social. “Sapo mora lajmin që një ndër doktorët me të mirë që ishte në luftën e fundit në …
Më shumë...Në fushatën ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar sot mbahet Panairi i karrierës
Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar sot në Prishtinë mbahet Panairi i karrierës, takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit. Ngjarja ka në fokus takimin e punëdhënësve me punëkërkuesit ku prezent do të jenë autoritetet përkrahëse, grupet e interesit, personeli i organizatorëve, dhe anëtarët. Gjatë …
Më shumë...Shpejtim Bulliqi kërkon që të mos ndërtohen stane të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në kufi me Malin e Zi
Kryesuesi i kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, njofton se ky komision ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren. “Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që …
Më shumë...300 infermierë dhe mbi 150 mjekë e kanë lëshuar Kosovën gjatë këtij viti për të migruar në vendet e BE-së
Vit pas viti qindra mjekë e infermierë lëshojnë Kosovën dhe kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani. Kushtet jo të mira të punës, mungesa e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore vlerësohen të jenë arsyet që po shtyjnë mjekët të …
Më shumë...Trump: Trupat e SHBA-së të tërhequr nga Siria do të mbeten në rajon për të shkatërruar çfarë ka mbetur nga ISIS
Rreth 1000 ushtarë amerikanë të tërhequr nga verilindja e Sirisë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump. “Trupat e SHBA-së të tërhequr nga Siria do të rishpërndahen dhe do të mbeten në rajon për të monitoruar situatën, si dhe për të parandaluar një përsëritje të …
Më shumë...Procesi i zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është krye agjenda e ministrave të Jashtëm të BE-së
Sot do të mblidhen në Luksemburg ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të përgatisin draftin me konkluzione për çështjet kryesore në agjendë. Drafti u kalohet më pas liderëve të shteteve, në samitin e 17-18 tetorit. Këshilli Evropian ka zbardhur edhe agjendën e takimit të …
Më shumë...Fitim Havolli: Besimi qytetar duhet të shkojë aty ku e ka adresuar qytetari ,e jo komisioneri
Akuzat për tjetërsim të vullnetit të votuesve kanë prekur edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kandidati për deputet i kësaj partie, Fitim Havolli, në një postim ka shkruar se ka fakte se komisionarët kanë bërë jo vetëm gabime teknike, por edhe aso politike. “Gabimet e mëdha në çdo rinumërim të kutive …
Më shumë...GAP: Shpenzimet e Qeverisë së Kosovës për mëditje udhëtime zyrtare, telefona karburante e të tjera për vitin 2018
Instituti GAP ka publikuar të dhëna për shpenzimet e ministrave dhe zyrtarëve të kabineteve të tyre për mëditje, telefoni mobile, karburante dhe reprezentacion. Mëditjet për udhëtimet zyrtare brenda dhe jashtë shtetit përbëjnë një shumë të majme të shpenzimit të parasë publike. Po ashtu, miliona euro të buxhetit të Kosovës shpenzohen …
Më shumë...Diplomati amerikan, Matthew Palmer, hoqi dorë nga pjesëmarrja në Forumin e Sigurisë në Beograd
Përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Forumin e Sigurisë në Beograd, që do të mbahet nga data 16 deri më 18 tetor, bën të ditur B92. Palmer ishte paralajmëruar se do t’u drejtohej pjesëmarrësve me rastin e hapjes zyrtare …
Më shumë...