Murati

Valon Murati: Thirrja për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është thirrje për anarki

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se thirrja për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është thirrje për anarki. Derisa një rast ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, atëherë domosdoshmërisht do të ketë të kënaqur e të pakënaqur. Kushtetuesja të enjten i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër. “Dhe kështu është në krejt botën dhe në tërë historinë e vendimeve të gjykatave kushtetuese e supreme në botën demokratike. Por atë që e dallon një vend demokratik nga një vend totalitar e autokratik është respektimi i vendimit të gjykatave, e sidomos të atyre supremeve apo kushtetueseve, edhe kur palët janë të pakënaqura me të. Thirrja për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është thirrje për anarki, delegjitimim të institucioneve si dhe shtrim i rrugës që nesër edhe të tjerët të mos i njohin vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Valon Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …