KMDLNj

KMDLNJ është kundër çdo fjalori që thërret apo nxitë dhunë, si dhe kundër linçimit publik që po i bëhet Gjykatës Kushtetuese

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë së re. Ky këshill ka theksuar se edhe para se të merret ky vendim ka kërkuar nga të gjitha palët ta respektojnë këtë atë dhe të sillen në përputhje me këtë verdikt të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli nëpërmjet një reagimi ka thënë se ishte dhe është kundër çdo fjalori që thërret apo nxitë dhunë sikur edhe kundër linçimit publik që po i bëhet sidomos gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, pasi morën vendimin. KMDLNj ishte dhe është kundër çdo fjalori që thërret apo nxitë dhunë sikur edhe kundër linçimit publik që po i bëhet sidomos gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, pasi morën vendimin. Këshilli fton  të gjithë liderët e partive politike të ushtrojnë autoritetin për qetësim të situatës duke u distancuar nga çdo kërcënim apo veprim i dhunshëm”, është thënë në reagim e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …