Thaçi: Më 30 maj 1999 ranë heroikisht Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj në prag të çlirimit të Kosovës

Thaçi: Më 30 maj 1999 ranë heroikisht Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj në prag të çlirimit të Kosovës

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e vdekjes ka kujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj. Ai deklaroi se ata dhanë kontribut të shquar në forcimin e UÇK-së. “Më 30 maj 1999 ranë heroikisht dy bashkëluftëtarë të shquar në prag të çlirimit të Kosovës: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj. Rasimi dhe Ragipi dhanë kontribut të shquar në forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë pjesë e lavdishme e shumë betejave të luftës në vitet 1998, 1999 në Drenicë e më gjerë. Lavdi e përjetshme heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …