Lajmet

Ferat Shala: Rritja e çmimeve të energjisë është selektive dhe po favorizon kompanitë private

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si selektive dhe të dëmshme për qytetarët. Ai tha se kjo është hera e tretë që çmimet rriten brenda një mandati të vetëm të Qeverisë Kurti, e cila sipas tij ka braktisur …

Më shumë...

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të mëdha në tregun e lirë të energjisë, duke paralajmëruar pasoja të rënda për ekonominë. Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, tha se ofertat e para që kanë marrë kompanitë janë mbi 200% më të larta se …

Më shumë...

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak shqiptar. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si kyrzot i Arbërisë. Si anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim …

Më shumë...

Më 6 maj të vitit 1997 ka rënë në pritë të forcave serbe, luftëtari i radhëve të para të UÇK-së, Luan Haradinaj

Luan Haradinaj

Më 6 maj të vitit 1997, ka rënë në pritë të forcave serbe, luftëtari i radhëve të para të UÇK-s, Luan Haradinaj. Ai ishte në krye të një grupi luftëtarësh që po përpiqeshin të hynin në Kosovë duke kaluar malet e Hasit të Pashtrikut. Në mesin e bashkëluftëtarëve ishte vëllai …

Më shumë...

Kosova nuk do të jetë në Agjendë të Këshillit të Evropës në Mbledhjen e Komitetit të Ministrave të majit

Kosova nuk pritet të trajtohet si çështje në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në mbledhjen e tij të ardhshme, që do të mbahet më 13 dhe 14 maj. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur shqetësim për situatën e aktuale, duke theksuar se, për momentin, vendi …

Më shumë...

FSK përfundon me sukses kursin bazik për Xhenier luftarak

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak”, me qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale në këtë fushë. Kursi është mbajtur nga instruktorë të Regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare, me mbështetjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komandës së Forcave Tokësore. Gjatë trajnimit, …

Më shumë...

Ushtarët italianë të KFOR-it stërviten për menaxhimin e turmave me përdorim të helikopterëve

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me fokus në përdorimin e helikopterëve dhe pajisjeve për kontrollin e turmave. Sipas njoftimit nga KFOR-i, ushtrimi synonte përmirësimin e procedurave operacionale për hipjen dhe uljen nga helikopteri gjatë situatave që …

Më shumë...

Lutfi Haziri: LDK-ja ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha partitë

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar letrën e fundit të Kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se LDK-ja ka pasur gjithmonë bashkëpunim të suksesshëm me të gjitha partitë politike, ndërkohë që shumë procese politike janë shkaktuar nga veprimet e partisë së tij. Ai ka theksuar se, për …

Më shumë...

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Abelard Tahiri

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë tendencë për afrim politik me Vetëvendosjen dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke komentuar ftesën e fundit të këtij të fundit drejtuar LDK-së. Tahiri tha se përplasjet midis PDK-së dhe VV-së janë të thella dhe …

Më shumë...

Kadri Kryeziu: Presidentja duhet të ndërhyjë për të zgjidhur bllokadën institucionale

Profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kërkuar ndërhyrjen e presidentes Vjosa Osmani pas dështimit të njëmbëdhjetë përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, vendi ndodhet në një boshllëk institucional, pasi as Kuvendi nuk funksionon dhe Qeveria është ende në detyrë. Kryeziu tha se presidentja duhet të …

Më shumë...

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa Vizë në Izrael nga 5 maji

Nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael pa vizë për qëllime turistike, me kusht që të aplikojnë paraprakisht për autorizimin elektronik ETA-IL. Marrëveshja për heqjen e vizave u nënshkrua në qershor 2024 dhe u ratifikua në shkurt të këtij viti. Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamara …

Më shumë...

Gerard McGurk Emërohet shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë

Ambasadori britanik Gerard McGurk ka marrë zyrtarisht detyrën si shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Me një karrierë të gjatë në diplomacinë britanike, McGurk sjell përvojë të gjerë në menaxhim krizash, diplomaci shumëpalëshe dhe bilaterale. Ai ka qenë pjesë e ekipit të qeverisë britanike për procesin e …

Më shumë...

Behxhet Sh. Shala: Letra Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut “dinake e përçarëse”

Behxhet Shala

Publicisti Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka reaguar me një koment tejet kritik dhe ironik ndaj letrës së Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, duke e cilësuar si një veprim “dinak, përçarës dhe antikombëtar”. Në një analizë të gjatë dhe figurative, Shala tha se qëllimi i letrës së Kurtit nuk është …

Më shumë...

Ramiz Lladrovci: Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet mbisundojnë germën e Kushtetutës

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me ironi ndaj ftesës që Albin Kurti i drejtoi Lumir Abdixhikut për bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, duke nënkuptuar se VV po e anashkalon qëllimisht PDK-në në përpjekje për të krijuar shumicën parlamentare. Lladrovci …

Më shumë...

Burim Ramadani: Letra e Kurtit është fazë e re e përçarjes mes partive shqiptare

Burim Ramadani

Opinionisti Burim Ramadani ka reaguar ndaj letrës së fundit të Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, duke e interpretuar si një përpjekje për thellimin e ndarjeve mes partive shqiptare në Kosovë. Ramadani e cilësoi letrën si “fazën e re të përçarjes”, duke thënë se qëllimi i Kurtit nuk është ndërtimi i …

Më shumë...

Ramush Haradinaj kërkon reagim të opozitës: Të shqyrtohet mundësia e adresimit në Kushtetuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar krizën e vazhdueshme politike në vend, duke e cilësuar situatën si urgjente dhe duke bërë thirrje për një koordinim më të fuqishëm të opozitës. Kryetari i AAK-së propozoi që opozita të shqyrtojë edhe rrugën ligjore, përfshirë mundësinë e adresimit …

Më shumë...