Ambasada e SHBA-së kërkon konstituimin urgjent të Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe respektim të rendit kushtetues në prag të skadimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Ambasada theksoi se është detyrë e lidershipit politik të veprojë në përputhje me vendimin e Kushtetueses. “Është përgjegjësi e udhëheqësve politikë të konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën,” thuhet në reagim. SHBA-ja përsëriti përkushtimin për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj demokratike dhe për të bashkëpunuar me institucionet e reja të vendit.
“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur prej kohësh zhvillimin demokratik të Kosovës dhe mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal,” përfundon deklarata.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …