Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në Librin e Zisë i cili është hapur sot në ambasadën e Francës në Prishtinë në nderim të ish-presidentit të Francës Jacques Chirac. Haradinaj ka theksuar se Vendi ynë do të kujtojë gjithmonë ish kryetarin Chirac, si një mbështetës i pashoq, …
Më shumë...Lajmet
Rojet bregdetare të Libisë i shpëtojnë 71 migrantë, të cilët po udhëtonin me një anije, pranë brigjeve libiane
Rojet bregdetare të Libisë kanë shpëtuar 71 migrantë, të cilët po udhëtonin me një anije, pranë brigjeve libiane. Mjeti i lundrimit u kap në afërsi të brigjeve të qytetit al-Khoms. Migrantët, nga Sudani, Egjipti, territoret palestineze, Siria dhe Pakistani, u dërguan nga autoritetet në qytetin al-Khoms ku kanë marrë asistencë …
Më shumë...Në Ambasadën e Francës sot hapet libri i ngushëllimeve për ish-kryetarin francez Jacques Chirac
Në nderim të ish-kryetarit të Republikës së Francës, Jacques Chirac, në Ambasadën e Francës në Prishtinë do të hapet libri i ngushëllimeve. Të gjithë qytetarët dhe personalitete të ndryshme mund të shkruajnë në librin e ngushëllimeve prej sot deri më 2 tetor nga ora 9:30 deri në orën 12 :00. Ndryshe, …
Më shumë...Kurti: Në qeverisjen time do të ndryshojë qasja ndaj bizneseve për të mirë dhe do t’i jepet fund oligarkëve dhe tajkunëve
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, gjatë një tubimi në Pejë, është zotuar se nën qeverisjen e ardhshme të drejtuar nga partia që ai drejton, do të ndryshojë qasja ndaj bizneseve për të mirë dhe do t’i jepet fund oligarkëve dhe tajkunëve. Kurti është zotuar se gjatë qeverisje …
Më shumë...21 vjet nga rënia heroike e humanistit dhe mjekut të luftës së UÇK-së, Dr. Shpëtim Robaj
Sot mbushen 21 vjet që kur mjeku dhe humanisti Shpëtim Robaj ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile. Ai duke qenë mjek atdhetar dhe humanist i shquar qysh në fillim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfaq interesim për …
Më shumë...Kandidati për deputet nga AAK-PSD, Gani Dreshaj i falënderon bashkëvendasit e tij për mbështetje
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Gani Dreshaj, përmes një postimi ka thënë se qyteti i tij i bëri pritje madhështore Ramush Haradinajt. “Istog, unë kam mendu për ju edhe kur jam në Vrellë, edhe kur jam në Istog, edhe kur gjendem në Prishtinë, edhe kur shkoj në Gjermani. Istog, jam …
Më shumë...Hajdar Beqa thotë se PDK-ja si parti shtetformuese ka planprogramin më të mirë politik në vend
“Skivjani sonte masivisht i tha PO projektit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 6 tetorit. Skivjani sonte ofroi mbështetje maksimale për kryeministrin në ardhje z. Kadri Veseli”, kështu ka shkruar kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet Hajdar Beqa. Sipas tij, Partia Demokratike e …
Më shumë...Fatmir Limaj: Thirrja e disa liderëve gjatë fushatës “se vetëm me mua kryhen krejt punët” është mashtruese
Në vazhdën e tubimeve elektorale, Nisma Socialdemokrate ka takuar strukturat, simpatizantë dhe qytetarë të shumtë në Gjakovë, nga ku kandidati për kryeministër Fatmir Limaj ka theksuar nevojën që të bëhen bashkë, pasi sipas tij Kosovën, kurrë asnjëherë nuk mund të mbrojë vetëm një njeri. Limaj po ashtu iu paraqiti programin …
Më shumë...Kryetari i PDK-së Kadri Veseli premton në Bardh të Madh ligjin për Fushë Kosovën dhe ujë të pijshëm për këtë komunë
Bardhi i Madh i Fushë Kosovës thyen heshtjen, përkrahësit mbushin sallën dhe mbështesin fuqishëm PDK-në në tubimim madhështor të kësaj partie të mbajtur të shtunën. Në sallën përplot simpatizantë, ku ishin të pranishëm kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kandidati për deputet i kësaj partie Hajredin Kuçi dhe ai nga Fushë …
Më shumë...Ramush Haradinaj tha se ka arritur të largojë dialogun nga tavolina e Mogherinit, Thaçit e Vuçiqit dhe ta dërgojë të Merkel
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi me qytetarë në Istog, deklaroi se gjatë qeverisjes së tij ka arritur që ta ndalë dialogun, që sipas tij, ka qenë në drejtim të gabuar dhe me rreziqe për Kosovën. Haradinaj tha se ka arritur të largojë dialogun nga …
Më shumë...Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së ka gjetur një person të zhdukur ditë më parë
Dje togu për kërkim në male, kompania e kërkim shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), ka intervenuar në fshatin Mushnikovë komuna e Prizrenit, për gjetjen e një personi të lajmëruar si të zhdukur nga data 26.09.2019 e kombësisë serbe, mosha 69 vjeçe, emri Bozhidarka Gjorgjeviq. Pjesëtarët …
Më shumë...Kurti: Kurrë më nuk do të këtë pushtet që sillet si pronar i republikës dhe popullin e vet e ndan si argat e armiq
Kandidati për kryeministër i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpjeguar programin e tij para qytetarëve të Gjilanit. Ai ka thënë se varfërisë, pabarazisë dhe padrejtësisë po u vjen dita e fundit. “Për punëtorin do të ketë ligj pune, 5-fishim të inspektoriatit, gjykatë të punës e fuqizim të sindikatave, për ndërmarrësit …
Më shumë...Kryetari Thaçi, udhëton sot për në Paris, ku do të marrë pjesë në varrimin e kryetarit të 22-të të Francës, Jacques Chirac
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, udhëton sot për në Paris, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kryetarit të 22-të të Republikës së Francës, Jacques Chirac. Dita e hënë është shpallur Ditë zie në Francë. Në këtë ceremonitë mortore do të marrin pjesë rreth 30 …
Më shumë...Në Kalanë e Novobërdës janë ndalur punimet për rivitalizimin e saj pas shembjeve në disa pjesë të murit të jashtëm
Në Kalanë e Novobërdës janë ndalur punimet për rivitalizimin e saj. Kjo ka ardhur pas shembjeve në disa pjesë të murit të jashtëm. Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka akuzuar kompaninë ndërtuese për punë joprofesionale, por UNESCO ka thënë se kalaja do të meremetohet ashtu siç është paraparë, …
Më shumë...Ministri Bytyqi vazhdon ta përkrah idenë e kryetari të Dardanës, Qëndron Kastratit, për mbylljen e 19 shkollave
Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka vazhduar ta përkrah idenë e kryetari të Dardanës, Qëndron Kastratit, për mbylljen e 19 shkollave. Bytyqi ka thënë se mbyllja e tyre po bëhet për të mirën e nxënësve, sepse me këtë ritëm po vazhdon të bie cilësia e arsimit në këtë …
Më shumë...Sot në Shqipëri janë nderuar 104 liridashës dhe atdhetarë shqiptarë antifashistë të pushkatuar 75 vite më parë
Organizata e familjeve të Dëshmorëve të Atdheut-dega Elbasan, me Shoqatën “Familjet e Dëshmorëve”, me Shoqatën e të burgosurve politikë, dhe me Shoqërinë “Lëvizja”, kanë bërë homazhe pranë memorialit ku 75 vite më parë u pushkatuan 104 liridashës dhe atdhetarë shqiptarë antifashistë. Nga ky memorial kryetari i shoqatës “Familjet e Dëshmorëve, …
Më shumë...