Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Aleanca Ushtarake po punon për hapjen e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se Aleanca Ushtarake po punon për hapjen e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovë. Kosova dhe Serbia, në fillim të javës së kaluar kanë nënshkruar Letrat e Synimit, me të cilat parashihet vendosja e një linje të drejtpërdrejtë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit. Kjo linjë do të operohej nga kompania ajrore gjermane, Lufthansa. Marrëveshja është mirëpritur menjëherë nga aleanca e NATO-s. Linja e drejtpërdrejtë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë më 1999 pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Pajtimi i NATO-s është i domosdoshëm për rihapjen trafikut ajror midis Prishtinës dhe Beogradit, dhe Stoltenberg konfirmoi se “po punohet shumë për ta arritur këtë pëlqim brenda NATO-s

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …