Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Jakup Krasniqi: Marrëveshjet e fundit me Serbinë treguan se politika shqiptare është e pakrye

Më 30 janar 2020, qarkulluan lajme të ndryshme për dy marrëveshjet (për komunikacion ajror e hekurudhor) të arritura në mes të Serbisë dhe zyrtarëve të nivelit shumë të ultë të administratës shtetërore e publike të Kosovës. Nuk ka asnjë dyshim, marrëveshjet në fjalë, pas veti kanë lënë shumë tym e mjegull?! Kanë lënë shumë të panjohura.

Nuk është botuar në mediet tona as edhe një tekst i shkruar i këtyre marrëveshjeve?! Nuk e di, nëse Kryetari i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri në detyrë, i tërhequr para katër-pesë muajve me një arsyetim absurd, përveç “urimeve e përshëndetjeve”, nuk kane ofruar asnjë shpjegim institucional. Madje ky i fundit këto marrëveshje i ka quajtur “marrëveshje shumë të mëdha” (këtë e përktheva në gjuhën shqipe). Ndërsa sot paska thënë: “Dy marrëveshjet janë ndihmesë e qytetarëve dhe në ndihmesë tonën. Ne më shumë i japim përkrahje qytetarëve tanë”.

Nëse është kështu siç ka thënë Ramushi, do të duhej të ishte më sqarues. Çka i kanë ndihmuar këto “marrëveshje” qytetarët tanë, e çka është “në ndihmesë tonën”? Dhe jo vetëm kaq, por ky do të duhej ta sqaronte opinionin shqiptar: A ka qenë dhe sa ka qenë në dijeni për këto marrëveshjeje? A ka pasur ndonjë njohuri paraprake? Ai nuk po është korrekt me opinionin kur po thotë: “Taksën nuk e heq” dhe “marrëveshjet” për të cilat nuk po duket se ka qenë në dijeni, t’i lavdëron se na qenkan “në ndihmesë të qytetarëve dhe në ndihmesën tonë”. Edhe pse është tepër herët për të folur për të mirën e këtyre marrëveshjeve?! Në të njëjtën ditë, po për këto marrëveshje, diplomat e analistë nga bota e perëndimit, shfaqin dyshime të shumta.

Për situatën në Ballkan, shfaq plotë dyshime, njohësi shumë i mirë i raporteve në ketë pjesë të Europës, analisti amerikan Bugajski. Ai për veç frikës që ka për shtrirjen e ndikimit rus në Ballkan, e ky ndikim më i dukshëm është mbi politikën serbe të Beogradit. Për këtë analist, plotë dyshim është ideja për shkëmbimin e territoreve midis Prishtinës e Beogradi, ide kjo që mbështetet nga Moska. Ndërsa diplomati suedez, Carl Bildt, thotë se zgjedhja e Trump-it për “Kosovën do t’i pëlqente edhe ish kriminelit serb Millosheviq”. Sipas diplomatit suedez, Bildt Serbia me këto marrëveshje, përkatësisht “forcat serbe të sigurisë kanë gjithçka në kontroll, përfshirë kufijtë, hapësirën ajrore, hapësirën digjitale dhe tregtinë”.   Dhe vazhdon diplomati: “në gjithë këto histori kosovarët (shqiptarët) kanë të drejta shumë të kufizuara”. Kjo që thotë ky diplomat i njohur suedez, janë shumë shqetësuese dhe duhet të merren seriozisht.

Mendim të ngjashëm me të parët ka edhe analisti gjerman, Bodo Veber, i cili thotë se: “marrëveshjet parimore Kosovë-Serbi që po nënshkruhen me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit Special Presidencial, Grenell, nuk ofrojnë zgjidhje për zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi”. Të gjithë autorët e përmendur, janë njohës të mirë të rrethanave në Ballkan, e në mënyrë të veçantë, kanë njohuri të shumta për raportet shqiptaro-serbe. Prandaj politika shqiptare në përgjithësi e kjo e Kosovës në veçanti duhet t’i marrin seriozisht. Por, kjo vështirë që do të ndodh pasi politika shqiptare është më shumë se e çakorduar. Të përfundojmë, Shfaqja e shqetësimeve nga të tjerët për situatën e re të krijuar në raportet shqiptare e serbe, dhe jo serioziteti i politikës në Kosovë për të njëjtat raporte, është më shumë se shqetësuese.

Shqetësimi sa vije e rritet edhe për faktin se në këto momente Kosova nuk ka institucione të qëndrueshme, qeveria është në shkuarje, por edhe kur ishte në mandatin e saj nuk kishte ndonjë përgjegjësi e funksionim për të qenë, veç këtyre, politika jonë është si e pakrye. Për fat të keq, as zgjedhjet e fundit nuk sollën ndryshim për të qenë.

Në një situatë të tillë, do të ishte krejt e domosdoshme që të gjitha partitë politike, e veçmas kandidatët e partive politike, që në zgjedhje e 6 tetorit garuan për Kryeministër, do të ishte krejt normale që para opinionit të dilnin me qëndrimet zyrtare të partive të tyre politike. Po e them ketë pasi politika në Kosovë ka vite që edhe për çështjet më vitale për shtetin e kombin, për asgjë nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Kjo është dëshmi e pakontestueshme se politika në Kosovë të vetmin përkushtim e ka marrjen e pushtetit për grabitje të parasë publike dhe atë pa asnjë bazë ligjore. Kjo praktikë grabitëse dhe antiligjore duhet të ndërpritet sa më parë! Ligji dhe jo Maliqi duhet të udhëheq me shtetin.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …