leoni

Më një Akademi përkujtimore sot në Gjakovë u nderuan 30 dëshmorët e kombi të rënë me 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999

Më një Akademi përkujtimore sot në Gjakovë u nderuan 30 dëshmorët e kombit të rënë me 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999

Për nder të 21 vjetorit të rënies të 30 dëshmorëve të kombit në Bishtazhin, Goden dhe Rugovë të Hasit, me 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, janë bërë homazhe dhe është mbajtur një Akademi përkujtimore. Në Akademi u tha se Epopeja e janarit është prej më të rëndësishmëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri kthesë historike drej çlirimit të vendit. Përveç familjarëve të dëshmorëve të pranishëm ishin shumë bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve të vendit. Kryetari i këshillit lokal të Rugovës, Islam Gashi, u shpreh se falë  luftës së UÇK-së, NATO-s dhe SHBA-së, u arrit pavarësia. Sipas tij, krenaria për dëshmorët është më e madhe se dhimbja dhe se do të kujtohen për jetë e mot. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se familjarët e dëshmorëve duhet të jenë  gjithmonë krenar me punën dhe veprën e tyre. Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se tre ditët e Janarit kanë mbetur ‘pezm’ në zemrat e të gjithë Kosovës, e 21-vite mbas Gjini tha se ndihen krenar kur shohin fëmijët të rritur dhe të lirë në vendin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …