Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Në Samitin e kryetarëve të kuvendëve të Ballkanit Perëndimor, Konjufca thotë së shpejt vendi do të ketë Qeverinë e re

Parlamenti Evropian ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel. Gjatë këtij Samiti, të organizuar dhe kryesuar nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli, përpos Konjufcës, po marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefat e grupeve politike të Parlamentit Evropian, si dhe reporterët e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Në punimet e këtij Samiti, ndër çështjet kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi parlamentar dhe e ardhmja e Evropës, me theks të veçantë  procesi i zgjerimit të saj. Në vijim të fjalës së tij, kryeparlamentari Konjufca, para të pranishmëve nënvizoi suksesin e procesit të  zgjedhjeve në Kosovë, dhe u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit, Kosova  së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …