Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po qëndron Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku po merr pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së. Kryengritja e …
Më shumë...Lajmet
Fatmir Limaj thotë se tashmë ka ardhur koha që taksa 100% të hiqet dhe të bisedohet mes dy vendeve
Taksa ndaj mallrave serbe është kryefjala e artikulimit politik në Kosovë. Ndërkombëtarët vijojnë të shtojnë presionin ndaj Prishtinës për ta detyruar atë të heq tarifën, që e konsiderojnë pengesën kryesore të dialogut Kosovë-Serbi. Qeveria dhe kryeministri Haradinaj nuk kanë ndryshuar qëndrim duke theksuar se kushti është njohja nga Serbia. Por sipas …
Më shumë...O’Connell: Për Kosovën më e rëndësishme se dialogu duhet të jetë sundimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar
Ambasadori britanez, Ruairí O’Connell, ka thënë se Kosovës i mungon një strategji për dialogun me Serbinë. “Kosova nuk ka strategji për këtë proces, pavarësisht mendimeve të Kuintit dhe amerikanëve, kjo nuk do ta ndryshonte faktin e mungesës së kësaj strategjie”, është shprehur ai. “Kosova duhet të bëhet gati për këtë …
Më shumë...Krerët institucionalë shprehin dhembje për vdekjen e bashkëluftëtares dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj
Krerët institucionalë të Kosovës e shprehin dhembjen për vdekjen e hershme të bashkëluftëtares, veteranes dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj. Kryetari Thaçi ka thënë se vdekja e Fetnetes është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj. Ajo ishte publiciste që afirmoi vazhdimisht vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të …
Më shumë...Albin Kurti thotë se nuk mund të bëhet shtetndërtimi dhe as demokracia me kushërinj e me dosta
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kritikuar edhe një herë qeverisjen e vendit. Ai thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja dhe një qeveri “pas së cilës nuk duhet të ketë e nuk do të ketë asnjë individ a grup a parti më të fuqishme se shteti”. …
Më shumë...Vjosa Osmani thotë se gara për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka të bëjë me individë por me koncepte
Deputetja e LDK-së , Vjosa Osmani nuk e përjashtoi mundësinë që të kandidojë për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse merr mbështetje nga delegatët e kësaj partie. “Kjo çështje më së shumti varet nga vullneti i delegatëve që do të zgjidhen për Kuvendin qendror e më së paku varet …
Më shumë...Të dielën me 7 prill në orë 14:00 në Gllogjan varroset luftëtarja e lirisë, studiuesja dhe veprimtarja, Fetnete Ramosaj
Ditën e diel, më 7 prill në orën 14:00 në Kompeksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan do të bëhet varrimi i luftëtarës së lirisë, intelektuales, studiueses dhe veprimtares, Fetnete Ramosaj. Këshilli Organizativ i varrimit njofton se paraprakisht në orën 12:00 do të bëhen homazhe pranë Arkivolit, në Hollin e …
Më shumë...RKL: Fetnete, çka të përkujtojmë më parë, derisa je nisur në rrugën e të amshimit!
20 vjet e fundit pa një punë meritore, ndër më meritoret e kohës së luftës dhe paqes në vendin tonë! 20 vjet përballje me të gjitha sfidat, pa një ndihmë nga shoqëria, së cilës i dha tërë jetën e saj nga rina e hershme e deri në fund. Fetnetja, nga …
Më shumë...Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë, luftëtarja e lirisë, Fetnete Ramosaj
Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë, luftëtarja e lirisë, intelektualja, studiuesja e veprimtarja, Fetnete Ramosaj Fitnete Ramosaj, u lind në vitin 1972, në Deçan. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, Fakultetin dhe studimet pasuniversitare, në …
Më shumë...FSK-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave
Në organizim të Qendrës Koordinuese për Deminim të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, më 4 prill 2019, u shënua Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Minave. Në shënimin e kësaj dite morën pjesë: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Agim Çeku, kolonel Shaip Haziri komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, Ahmet …
Më shumë...Pacolli: Njohjet janë shumë të komplikuara sepse nuk është vetëm vullneti i një personi por është edhe vullneti i shtetit
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për procesin e njohjeve të reja. Duke qenë se për më shumë se një vit Kosova nuk ka marrë asnjë njohje, Pacolli këtë e ka arsyetuar me procedura të gjata. “Njohjet janë shumë …
Më shumë...Krerët institucional të Republikës së Kosovës e përkujtojnë masakrën e Rezallës të ndodhur para 20 vitesh
Krerët institucional të Republikës së Kosovës e përkujtojnë masakrën e Rezallës të ndodhur para 20 vitesh ku forcat serbe hakmarrjen e shprehen ndaj civilëve shqiptarë. Kryetari Thaçi ka thënë se dhimbja për humbjen e më të dashurve në këto masakra vazhdon të jetë e madhe, por se duke kujtuar të …
Më shumë...Nesër më një Akademi përkujtimore do të kujtohet heroi i kombit Sadri Zeneli në 20 vjetorin e rënies heroike të tij
Më rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit Sadri Zeneli më 6 prill 2019 mbahen homazhe në Kompleksin Memorial në Shqiponje në orën 11:00. Ndërsa në orën 17:00 mbahet Akademi përkujtimore në Prishtinë. Sadri Zeneli ka qenë njëri prej shumë intelektualëve atdhetarë, të cilët i ngjeshën …
Më shumë...Jashari: Përkundër dhembjes Rezalla është krenare që i dha hakun luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i ka kujtuar 94 banorët e Rezallës, dëshmorë e martirë, në 20 – vjetorin e njërës nga masakrat më të pamëshirshme që kanë kryer forcat kriminale shtetrore serbe në Kosovë. Ai ka thënë se përkundër dhembjes Rezalla sot është krenare që i dha hakun …
Më shumë...Glauk Konjufca thotë se dialogu me Serbinë duhet ta kthejmë në pikën zero sepse i mungon legjitimiteti udhëheqësve të tij
Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ndalet, sepse sipas tij udhëheqësit e këtij dialogu nuk janë legjitim prandaj dialogu duhet të kthehet në pikën zero “Ne pretendojmë që dialogu nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, sepse i mungon legjitimiteti. Ne mendojmë …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj, ka udhëtuar sot për në SHBA me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë. Siç njofton komunikata nga kryeministria, Haradinaj do të ketë takime edhe me përfaqësues …
Më shumë...