Lajmet

Ambasada britanike në Prishtinë e fillon sot projektin e saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”

Ambasada britanike në Prishtinë e fillon sot projektin e saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë"

Ambasada britanike, përmes partnerëve të saj implementues “Axiom International” dhe “Agjencia Limited” dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të mbajë ceremoninë e fillimit të projektit të saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”. Ky projekt synon të rrisë llogaridhënien, transparencën dhe integritetin, duke zhvilluar sisteme, të …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Edi Ramën e kam vëlla, i kam vëllezer e motra të gjithë shqiptarët por unë jam kundër ndarjes

Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për paralajmërimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që tha se do e padisë në gjykatat e Kosovës. Ky rast ka të bëjë me një deklaratë të mëhershme të Haradinajt i cili kishte thënë se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq …

Më shumë...

Dushko Markoviq: Marrëveshja e Demarkacionit Kosovës – Mali Zi është ratifikuar nga dy shtetet dhe kjo çështje është e mbyllur

Markoviq: Marrëveshja e Demarkacionit Kosovës - Mali Zi është ratifikuar nga dy shtetet dhe kjo çështje është e mbyllur

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është ratifikuar në Kuvendet e dy shteteve dhe kjo çështje, sipas tij, është e mbyllur. Ai deklarimet për çëshjen e demarkacionit i ka bërë duke komentuar edhe deklaratat e Albin Kurtit, lidhur …

Më shumë...

Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Sot në Gjykatën Supreme, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesën me qëllim lejimin e numërimit të  gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PAZP-së. “Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës …

Më shumë...

Palmer: ShBA mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejt BE-së

Matthew Palmer, përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, po qëndron për vizitë pune në Shkup. Zyrtari i lartë amerikan gjatë ditës takoi ministrin e Jashtëm, ndërsa më pas ministren e Mbrojtjes dhe presidentin Pendarovski. Edhe në ditët e ardhshme priten takime intensive të  Palmerit. “Biseduam …

Më shumë...

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bënë të ditur se është larguar homologimi për automjetet e reja

Vetura

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar qytetarët se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit. “Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT-ja ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen …

Më shumë...

Përfaqësuesit politikë të Kosovës Lindore kërkojnë nga qeveria e re e Kosovës reflektim ndaj kërkesave të tyre

Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc presin që Qeveria e re e Kosovës të merret më seriozisht me çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Ndër tjera, ata presin nga qeveria e ardhshme dhe siç thonë, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, të reflektojnë pozitivisht karshi kërkesave për përfshirjen …

Më shumë...

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e njofton kryetarin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave

Valdete Daka e njofton kryetarin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës. Daka e ka njoftuar kryetarin Thaçi për …

Më shumë...

Luke Coffey: SHBA duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për dialogim me Serbinë rreth çështjes së Kosovës

Luke Coffey: Shtëpia e Bardhë duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për dialogim me Serbinë rreth çështjes së Kosovës

Eksperti i çështjeve politike nga Fondacioni Amerikan “Heritage”, Luke Coffey, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se Shtëpia e Bardhë duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për dialogim me Serbinë rreth çështjes së Kosovës. Coffey i cili është edhe drejtor i ‘Allison Center” për Studime …

Më shumë...

Thaçi pret në takim gjeneral Ramën, bashkë me ekipin e FSK-së që mori pjesë në garat ushtarake “Cambrian Patrol 19“

Thaçi pret në takim gjeneral Ramën, bashkë me ekipin e FSK-së që mori pjesë në garat ushtarake

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Bashkë me Ramën në takim shkuan edhe ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në garat ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ku fituan medaljen e argjendtë. Takimi u mbajt i mbyllur …

Më shumë...

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pret sonte në darkë pune udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për një traditë joformale që ka nisur qysh në vitin 2017. Është njoftuar se në takim do të marrin pjesë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i …

Më shumë...

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett kërkon që të formohen sa me shpejt institucionet e reja të vendit

Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka kërkuar nga LDK-ja krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur interesimin e tij për ecurinë e bisedimeve LVV – LDK, me ç’rast ka uruar formim sa më të shpejtë të qeverisë së re. Teksa janë zotuar për finalizim të bisedimeve, zyrtarët e këtyre dy subjekteve kanë thënë se prioritet i qeverisë …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së pritën në takim shefin e Operacioneve dhe të Misioneve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së pritën në takim shefin e Operacioneve dhe të Misioneve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në takime të ndara, z. Michel Soula – shef i Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, i cili shoqërohej nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Michael …

Më shumë...

622 mijë shtetas të Shqipërisë gjatë viteve 2008-2018 kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së

622 mijë shtetas të Shqipërisë gjatë viteve 2008-2018 kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së

Më shumë se 622 mijë shtetas të  Shqipërisë në dekadën e fundit, gjatë viteve 2008-2018 kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010, ku rekordi është në …

Më shumë...

Në Nju Jork sot protestohet për të kërkuar drejtësi për krimet e bëra nga regjimi serb në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci

Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë edhe të krimeve të luftës

Organizata e grave shqiptaro-amerikane do të protestojë sot në Nju Jork, duke kërkuar drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. Komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve …

Më shumë...

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth mundësisë së përfshirjes së Listës Serbe në qeverinë e re. Ai ka thënë se nuk do të pranojnë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse. “Nuk mendoj që koalicioni me Listën Serbe është një lloj kushti pa të cilit nuk bëhet …

Më shumë...