PDK-ja hap zgjedhjet e brendshme në Forumin e Gruas

PDK-ja hap zgjedhjet e brendshme në Forumin e Gruas

Partia Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht e ka shpallur të hapur procesin e zgjedhjeve të brendshme në Forumin e Gruas. Në një takim të mbajtur mes Kryetarit të partisë, Kadri Veseli dhe strukturave të tjera drejtuese të partisë, ky proces u konsiderua i domosdoshëm për forcimin e mëtutjeshëm të gruas në jetën publike. “PDK-ja gjithnjë ka qenë e angazhuar për rolin e gruas në vendimmarrje brenda partisë dhe do ta kemi prioritet të vazhdueshëm, duke krijuar hapësirë për gratë në PDK. Kjo do të krijonte hapësirë për një proces demokratik e përmbajtësor dhe forcim të rolit të gruas në vendimmarrje”, ka thënë Veseli.

Kurse udhëheqësja e Departamentit për Politika Gjinore në PDK, Blerta Deliu Kodra u bëri thirrje grave dhe vajzave që të bëhen pjesë aktive e këtij procesi zgjedhor në Gruan Demokratike.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, theksoi se misioni për përfaqësim të gruas është mision për zhvillim shoqëror.  “Një shoqëri pa përfaqësim të grave është ose jo demokratike ose e pazhvilluar ekonomikisht, prandaj PDK e ka këtë mision, për demokracinë dhe për zhvillimin shoqëror”.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …