Haxhiu: Vendimet e shfuqizuara sot nga qeveria nuk prekin pagat e prokurorëve e gjyqtarëve

Haxhiu: Vendimet e shfuqizuara sot nga Qeveria e Kosovës nuk prekin pagat e prokurorëve e gjyqtarëve

Minisstrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se dy vendime të padrejta u shfuqizuan në mbledhjen e Qeverisë. Ajo shtoi se së pari, vendimi i kundërligjshëm i ish Qeverisë për ngritjen e pagave për vete. Ky vendim nuk do të ketë efekt juridik për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i dytë që u shfuqizua, ishte ai për pagat që përfitonin kabinetet e ish qeverive, pas mandatit. Këto vendime, janë mesazh i qartë se Qeveria Kurti do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të vetvetes”, ka shkruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …