Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Enver Hoxhaj thotë vetëm një qeveri me PDK-në prijëse mund të mbyllet dialogu me Serbinë

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se dialogu me Serbinë është tema më jopopullore për qytetarët por më strategjike për Kosovën. Ai ka treguar se arsyeja e formimit të koalicionit të madh me LDK-në në vitin 2014 dhe koalicionit me AAK-në e Nismën në vitin 2017 ishte përmbyllja e këtij procesi. Por, sipas tij, zhvillimet kanë treguar se vetëm një qeveri me PDK-në prijëse mund të mbyllet dialogu me Serbinë. “Dialogu është tema më jopopullore për qytetarët por më strategjike për Kosovën. Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës. Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madh për t`i mbyllur temat e mëdha të shtetndërtimit. Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta përmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë. Në të kundërtën, Kosova mund të mbetet gjatë në status quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …