Adem Demaçi

Sefer Muzliaj: Të vdesësh s’do të thotë se je i vdekur; të jeshë gjallë s’do të thotë se s’ke vdekur”!

(Kushtuar  Baces-ADEM DEMAÇIT më rastin e një vjetorit kur fizikisht s’është n’mesin tonë!)

Si zakonisht kur ndërron jetë ndonjë figurë e letrave-poet shkrimtarë…thuhet se s’ mbërriti ta thotë fjalën e fundit.Unë mendoj se fjala e fundit s’mund të thuhet asnjëherë…E lere më kur flitët shkruhet, këndohet…

Për – Mandelën Shqiptarë-(Europian)-BACEN-ADEM DEMAÇIN!…

Baca vdekjen e zhbiroi me vdekje,

është në urnën-DIELL…(s.m)

Kaherë e kam hangër vetën ta  shkruaj një poezi për BACEN,por nuk po gjejë ato fjalë që i kisha dashur për TË,përveç atyre dy vargjeve që u thanë këtu.Ndoshta do të mi sjellë Muza një ditë…?!

Rastësisht më dërguan edhe mua në vitin 1979 në atë  kamp famëkeq në -Stara Gadishkë ku ishte,i Madhi-BACA,dhe një i ri – Sherif Masurica. Mua më dërguan mu në atë krah ku ishte BACA. Gjashtë muaj i kalova në -universitetin e BACES!-lumturia në fatkeqësi!…

Kësajë here nuk do zgjatem shumë se mendoi shpejt ti shkruaj do dromca kujtimesh.Por më vie pak çudi nga ata që po shkruajnë e nuk paskan material arkivor për vitin 1978 ,se dikush  ndoshta rastësishtë qenka denuar në gjygjin e qarkut në Prishtinë?!…Për ata gjashtë muaj sa jetova në Gradishkë ,kam pasur e kam shumë për të thënë.Do t’i them- por për BACEN s’mund të thuhën nga askush të gjitha sa për UNIVERSIN…

 Mendimet,këshillat  qortimet ,guximin ,ëndrrat, parashikimet që i kishte BACA …S’ka libër që i zë…

(Vetëm këtë do  e them-

Mos u besoni  o popull rrenave të matrapazëve,prej atyre që thuhen se Adem Demaqi ka pasur dhomë të posaqme,komode ,librari të posaqme,ushqim të posaqëm, liri të posaqme ,etj… Ai i ka pasur si të gjithë të burgosurit: dhoma ku ishte ai me plot të burgosur për çdo lloj vepre pak politikë e plot për vepra ordinere: vrasje  ,vjedhje ,homo…. si në të gjitha dhomat .

Vetëm një dhomë e kemi pasur në mes.)

BACA,nuk është por është me ne!,BACA ADEM është gjithkund !-Ai vrojton ai kritikon ,ai gjykon,ai di edhe t’na mallkojë…

.

Sefer Muzlijaj 27.07.2019- Burim

(Ish i Burgosur Politik)

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Skënder Demaliaj: Adoleshentët, shkolla, familja dhe shoqëria I

Sjelljet devijante të adoleshentëve e kanë burimin në faktorët ekonomikë, socialë dhe psikologjikë. Baza është …