Lajmet

Tomë Gashi: Sipas të gjitha gjasave Remi nuk është ftuar në Gjykatën Speciale në Hagë si dëshmitar, por si i dyshuar

Tomë Gashi: Shqipëria e Kosova nuk e mbrojten familjen Katuçi, të përdhosur nga Dik Marti, Barajbar dhe Carla Del Ponte

Avokati i Rustem Mustafës, Tomë Gashi ka thënë se sipas të gjitha gjasave Remi nuk është ftuar në Gjykatën Speciale në Hagë si dëshmitarë, por si i dyshuar. Ai si dëshmitar ka mundur të intervistohet edhe në Kosovë. Kjo është një çështje taktike dhe teknike për të cilën ka vendosur …

Më shumë...

OAK: ZRRE-ja premton mbështetje për sektorin e bukëpjekësve

Mitrovica Mitrovica Mitrovica Mitrovica

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi prezantoi para zyrtarëve të ZRRE-së, problemet e shumta të cilat po i brengosin sektorin e bukëpjekësve të adresuara në OAK, e ndër të cilat përfshihen edhe problemet me energjinë elektrike. Krasniqi tha se kërkesa e bukëpjekësve është që Qeveria …

Më shumë...

Një delegacion i MFSK-së po qëndron në Letoni ku është pritur nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes letoneze

Një delegacion i MFSK-së po qëndron në Letoni ku është pritur nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes letoneze

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman  Rama dhe zëvendës-ministri Burim Ramadani janë pritur në Riga të Letonisë nga sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Jaris Garisons. Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajonin Baltik dhe në Ballkanin Perëndimor, sfidat dhe kërcënimet e ngjashme të sigurisë, kërcënimet asimetrtike …

Më shumë...

Pozita e opozita në vend në kundëthënie njera me tjetrën për buxhetin e paraparë të shtetit për vitin 2019

Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti për vitin 2019 nuk është në përputhje me nevojat që ka Kosova. Sipas tij, projektet e reja në Kosovë duhet t’i marrin parasysh nevojat e komunave dhe jo ndarja e tyre të bëhet në baza …

Më shumë...

Shpend Ahmeti kërkon unitet politikë në vend edhe për dialogun me Serbinë si për taksën doganore 100%

Ahmeti: Përderisa Beogradi e ka dinamizuar aktivitetin e tij politik kundër integrimit të serbëve të Kosovës, BE heshtë

I kandiduari për bashkëkryesues të ekipit negociator të Kosovës dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për dialogun dhe taksën 100 për qind.Kreu i PSD-së ka thënë se meqë të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë po e mbështesin taksën 100% duhet të imagjinojmë se sa mirë …

Më shumë...

Albin Kurti: Stoltenberg mund të na bëjë më të kujdesshëm por nuk do të mund të na ndal nga formimi i ushtrisë

Kurti: Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë

Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se me 14 dhjetor Kuvendi i Republikë së Kosovës duhet t’i votoj ligjet për ushtrinë. Ndërsa reagimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg ai nuk e konsideron befasi duke theksuar se Stoltenberg mund të na bëjë më të kujdesshëm por …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj thotë se sa po të formohet Ushtria e Kosovës, vendi do të aplikon për anëtarësim në NATO

Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sa po të formohet Ushtria e Kosovës, vendi do të aplikon për anëtarësim në NATO, edhe pse kjo e fundit u shpreh qartazi kundër kësaj nisme vetëm pak ditë më parë. “Pas votimit të ligjeve më 14 dhjetor do të bëjmë atë që …

Më shumë...

Sot qëndruan për një vizitë në Radion Kosova e lirë, Sylejman Neziri, Burim Piraj dhe Nexhat Hasani

Sot qëndruan për një vizitë në Radion Kosova e lirë, Sylejman Neziri, Burim Piraj dhe Nexhat Hasani

Sot, në orët e pas ditës, qëndruan për një vizitë në Radion Kosova e lirë, Sylejman Neziri, drejtor i Plus Center,  në Ferizaj, Burim Piraj,  pronar i Fabrikës së Përpunimit  të mishrave “Meka” dhe Nexhat Hasani  kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës. Gjatë vizitës, Burim Piraj, pronari i fabrikës …

Më shumë...

Prokuroria Speciale e ka dorëzuar në gjykatë aktakuzën e plotësuar e njohur si “Veterani”

Veteranet

Prokuroria Speciale e ka dorëzuar në gjykatë aktakuzën e plotësuar  të njohur si “Veterani”. Koordinatori për media në Prokurorinë Speciale, prokurori Sylë Hoxha ka thënë se Prokuroria e Shtetit e ka respektuar afatin ligjor për të bërë një gjë të tillë. “Aktakuza është dorëzuar sot. Ajo që është dorëzuar dhe …

Më shumë...

Surroi: Kosova duhet ta ndihmojë Serbinë që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian (!)

Veton Surroi

Publicisti, Veton Surroi, politikan i deplasuar i ish regjimit jugosllav, i cili po përpiqet të bëhet pjesë me ndikim e  dialogut me Serbinë, vetëm me kusht që të mos jetë pjesë e ekipit edhe kryetari Hashim Thaçi,  ka deklaruar  se nëse Bashkimi Evropian ka vullnet të ndihmojë Serbinë, edhe Kosova …

Më shumë...

Berisha: Kanadaja është shtet mik i vendit tonë dhe do të vazhdojë me përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën

Berisha: Kanadaja është shtet mik i vendit tonë dhe do të vazhdojë me përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka pritur në takim ambasadorin e Kanadasë, Daniel Maksymiuk. Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe diplomatit Maksymiuk është biseduar për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kanadasë. Me këtë …

Më shumë...

Pacolli – Lavrov: Serbia mbetet i vetmi kërcënim për paqen në Ballkan dhe i vetmi burim i paqëndrueshmërisë

Pacolli: Cramon po përhap lajme të rrejshme dhe procedurat demokratike dhe kushtetuese i quan si grusht shtet

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se situata në Ballkan, veçanërisht në Kosovë “është shqetësuese” si dhe ka dënuar rolin “destabilizues” të BE-së dhe NATO. “Ne shohim sesi BE-ja dhe NATO-ja po rrisin përpjekjet që ta ‘gëlltisin’ rajonin duke i vënë vendet para dilemës së rrejshme: ose …

Më shumë...

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, ish-eprori i UÇK-së dhe ish-pjesëtari i TMK-së Maliq Vilaku nga Bushati

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, ish-eprori i UÇK-së dhe ish-pjesëtari i TMK-së Maliq Vilaku nga Bushati

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, ish-eprori i UÇK-së dhe ish-pjesëtari i TMK-së Maliq Vilaku. Ai ishte njëri ndër të parët pjesëtarë të UÇK-së që i ka zënë priten armikut në Grykën e Llapushnikut. Ndërsa si mësues ai organizoj po ashtu mësimin në kohë lufte me nxënësit në tenda në …

Më shumë...

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin kanadez në Kroaci e Kosovë, Daniel Maksymiuk

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin kanadez në Kroaci e Kosovë, Daniel Maksymiuk

Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, njëherësh ambasador jorezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në arsim, prioritetet dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor. Ai fillimisht ka falënderuar ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë …

Më shumë...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s ku është pritur nga gjenerali Timothy Orr

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s ku është pritur nga gjenerali Timothy Orr

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe është pritur nga gjenerali Timothy Orr. Gjatë vizitës, njofton kumtesa, u konfirmua edhe një herë mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës. Kjo mbështetje do të vazhdojë …

Më shumë...

Nismën për transformimin e FSK-së e vlerëson si të rrezikshme ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sanes Bjornstad

Nismën për transformimin e FSK-së e vlerëson si të rrezikshme ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sanes Bjornstad

Nismën për transformimin e FSK-së në Ushtri, po e vlerëson si të rrezikshme ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sanes Bjornstad. Ai thotë se edhe autoritetet shqiptare janë paralajmëruar qartë për këtë. Zytrari norvegjez nuk përjashton mundësinë që Kuvendi i Kosovës të vendosë për formimin e ushtrisë më 14 dhjetor, …

Më shumë...