Pacolli: Kosova është një partner i Francës dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj idesë së integrimit evropian

Pacolli: Kosova është një partner i Francës dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj idesë së integrimit evropian

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka njoftuar se sot në Paris se bashku më kryeministrin Haradinaj takuan ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, me ç’rast kërkuam mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për Kosovën. “Sot në Paris se bashku më Kryeministrin Haradinaj takuam ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, me ç’rast kërkuam mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për Kosovën. Kryeministri Haradinaj dhe ministri CastNer nënshkruan edhe letrën e qëllimit të mirë, për të thelluar bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe migrimin ilegal. Kosova është një partner evropian i Francës dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj idesë së integrimit evropian. Në këtë frymë, mbështetja e Francës është e rëndësishme në hapin përfundimtar për të arritur lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Ne do të punojmë ngushtë për ta arritur këtë qëllim”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …