Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç e tërheq vërejtjen për rrezikun e investimeve kineze në Evropë

Maja Koçijançiq: Zgjedhjet lokale në Shqipëri të dielën u zhvilluan në mënyrë përgjithësisht të qetë

Komisioni Evropian në një reagim për 30 qershorin deklaron zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiq, shprehet se “ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR. Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit”. Komisioni Evropian ka apelur sërish përmes Koçijançiç që qeveria dhe opozita të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike. “Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it”, deklaron Koçijançiç.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …