Brickos

Ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa, thotë se Milaim Zeka është përfitues i 100 mijë eurove nga Telekomi

Ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa pranon se ka ndarë miliona euro nga PTK për këngëtarë, frizere dhe media. Janë bërë akuza dhe kundër akuza në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, gjatë intervistimit të ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa. Mustafa fillimisht ka prezantuar një letër ndaj deputetit Milaim Zeka siç tha ai të deponuar në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe në Kuvend. Ai ka kërkuar largimin e Zekës nga komisioni, pasi sipas Mustafës, Zeka është përfitues i 100 mijë eurove nga Telekomi dhe ka konflikt interesi. Deputeti, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj Mustafës duke treguar shantazhet që ka bërë me shefat e policisë dhe të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …