Organizuaesit e protestës kërkuan nga Qeveria dhe ministrja Gërvalla që të procedohet ndryshimi i Ligjit

Organizatori i protestës në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga Qeveria dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla që të procedohet ndryshimi i Ligjit per Dhomat e Specializuara të Kosovës. Gjatë fjalimit para Ministrisë së Drejtësisë, ai theksoi se kjo është kërkesa e protestuesve në natën e 17-të të protestës. “Në kërkesën tonë prej qeverisë e sot edhe te dyert e kësaj ministrie, te ministrja Donika, i kërkojmë sot këtu ta procedojë ligjin të UÇK-së, ta procedojë sepse në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi asnjë natë. Prej sheshit “Skënderbeu”, në natën tonë të 17-të, kemi ardhë sot këtu para ministrisë për të na dëgjuar, për të na dëgjuar kërkesën tonë. E kërkesa jonë është e thjeshtë: Kërkojmë që të procedohet ligji për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” theksoi mes tjerash, Organizatori i protestës në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Ivan Anushiç: Serbia po armatoset intensivisht prej një dekade

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, ka përdorur një gjuhë edhe më të drejtpërdrejtë gjatë …