Në një deklaratë të Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se deklarimi i të ashtuquajturit Myftiu i Beogradit, Jusufspahiq, se Kosova është Serbi, për Kryesinë e BIK-ut, besimtarët myslimanë të Kosovës dhe ata të Kosovës Lindore si dhe për gjithë popullin e Kosovës është treguesi më i mirë për politizimin e …
Më shumë...Lajmet
Në kazermën e FSK-së ,,Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia e 20-të vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”
Sot, në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë të Kosovës, dhe nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, u mbajt manifestimi qendror në shënimin e 20-të vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në nderim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve …
Më shumë...Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Seanca për demarkacionin mund të mos mbahet këtë javë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar se vazhdimi i seancës mund të mos mbahet këtë javë por javën që vjen, raporton “zeri.info”. “Shpejt do ta arrijmë konsensusin e përbashkët. Jemi duke punuar intensivisht me partnerët. Besoj shpejt do ta kalojmë atë dhe jam shumë optimist që gjatë …
Më shumë...Të mërkurën në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR
Kryesia e Kuvendit që u mbledh sot ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për përjashtimin e Agjencionit Kosovar të Akredimit nga EQAR. Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes ka bërë të ditur se veç kësaj, edhe të enjten do të mbahet një seancë për dhunën në familje. …
Më shumë...Promovohet poema Adem Jashari me autor Ilir Shaqirin, vlerësohet si vepra me të plotë që vjen në këtë 20-vjetor
Në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot me 5 mars është promovuar poema Adem Jashari, me autor këngëtarin e mirënjohur shqiptar Ilir Shaqiri. Profesor, Shyqeri Galica e bëri një prezantim për këtë aktivitet kulturor në kuadër të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së. Ai e lexoi një biografi …
Më shumë...Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj: Familja Jashari mbetet rast unik, i flijimit për liri dhe dinjitet
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në seancën solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së ka thënë se familja Jashari ka mbetur përjetësisht në kujtesën e kombit si rast unik i flijimit për liri dhe dinjitet. “Disa nga më të mirët tanë zgjodhën që jetën t’ia dhurojnë atdheut, përpara frikës zgjodhën …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës mbajti seancën solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se sakrifica e Adem Jasharit dhe Familjes së tij është rast unik në historinë e njerëzimit. Mesazhi i saj u flet shekujve dhe gjithë popujve: Asgjë nuk është më e çmueshme sesa liria. Kështu tha ndër të tjera, kryetari i Kuvendit të Kosovës, …
Më shumë...Në kuadër të Epopesë së UÇK-së sot përurohet poema “Adem Jashari”, e autorit, Ilir Shaqiri
Në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përurohet poema, “Adem Jashari”, e autorit, Ilir Shaqiri, këngëtari i mirënjohur shqiptar. Në përurim marrin pjesë aktorët: Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Llesh Nikolla, të cilët do të recitojnë pjesë nga poema. Promovimi do të bëhet në orën 12:00, në Sheshin …
Më shumë...Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Çdo qytetarë sot duhet të ndihet krenar dhe të këtë besim të plotë në shtetit tonë
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka bërë homazhe të varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Ai ka thënë se çdo qytetarë sot duhet të ndihet krenar dhe të këtë besim në shtetin tonë. “Sot shënojmë dy dekada të rënies së Adem Jasharit. Jemi këtu për të vazhduar manifestimet tjera …
Më shumë...Zëvendës-kryeministri Pacolli e ka kujtuar komandantin legjendar Adem Jasharin dhe familjen e tij
Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli e ka kujtuar komandantin legjendar Adem Jasharin dhe familjen e tij në shënim të 20-vjetorit të fillimit të luftës në Prekaz. “Sot dhe çdo ditë tjetër e kujtojmë legjendarin e kombit tonë, Adem Jasharin me familje. Ngjarja që tronditi botën dhe dëshmoj për krimet serbe …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj e ka uruar Merkelin për zgjedhjen si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka uruar Merkelin për zgjedhjen si Kancelare e Republikës Gjermanisë. Ai ka shkruar së Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës. “Urimet e mija të sinqerta për mandatin e katërt me radhë për Zonjën Angela Merkel, si Kancelare e Republikës …
Më shumë...Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti jemi plotësisht unik dhe kemi përkrahje të madhe në vend
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se grupi i deputetëve të partisë së tij është plotësisht unik dhe përfaqëson partinë me përkrahjen më të madhe në vend. Përmes një postimi në rrjetin social, Hoti ka thënë se tani po porositen shkrime kundër LDK-së. “Grupi Parlamentar i …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj do të marrë pjesë në seancën soleme të Kuvendit kushtuar Epopesë së UÇK-së
Gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në seancën soleme të Kuvendit të Kosovës kushtuar ‘Epopesë së UÇK-së’, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri. Seanca mbahet nga ora 10:00 teksa me fillim nga ora 11:00 …
Më shumë...Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Demarkacioni me Malin e Zi të votohet këtë javë
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se në javën që po hyjmë do t’i thërras në takim përfaqësuesit politikë për të rikonfirmuar konsensusin rreth çështjes së demarkacionit. Në një deklaratë për televizionin publik, Veseli ka thënë se nuk duhet të ketë më vonesa, por sa më shpejt duhet të ketë seancë …
Më shumë...20 vjet nga fillimi i luftës në mes Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe forcave ushtarake e policore serbe
Sot janë bërë 20 vite nga fillimi i luftimeve në mes Komandandit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit dhe forcave ushtarake e policore serbe. Më 5 mars 1998 në Prekaz të Drenicës, forcat serbe rrethuan lagjen Jashari dhe filluan luftimet treditore. Në rrethim të hekurt ishte edhe komandanti i UÇK-së, Adem …
Më shumë...Në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit i kushtohet historikut të Epopesë së UÇK-së
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi ka marrë vendim që të hënën, më 5 mars 2018, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të Epopesë së UÇK-së. Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në …
Më shumë...